Bota Postuar më 11 Tetor 2023, 11:19

Kina kursen miliarda dollarë nga importet e naftës - Vendi shënon rekord të ri në blerje me çmim të ulët

Nga SCAN TV
Kina kursen miliarda dollarë nga importet e naftës - Vendi shënon

Kina ka kursyer rreth 10 miliardë dollarë këtë vit përmes blerjeve rekord të naftës nga vendet nën sanksionet perëndimore. Një pasojë e paqëllimshme e sanksioneve të vendosura nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet e tjera ndaj Rusisë, Iranit dhe Venezuelës ka qenë ulja e kostove të importit të naftës për rivalin kryesor ekonomik Kinën, e cila shpesh kritikon gjoba të tilla "të njëanshme".

Importet me çmime më të ulëta kanë qenë një ndihmë duke rritur xhiron dhe marzhet për konsumatorin dhe rafinerinë e dytë më të madhe të naftës në botë, veçanërisht operatorët e vegjël të pavarur si dhe ka lehtësuar eksportet fitimprurëse nga rafineritë shtetërore të naftës dhe benzinës, në një moment që vendi përballet me lëkundje në fushën e ekonomisë.

Blerjet e Kinës janë gjithashtu një rrugë shpëtimi për të ardhurat e Moskës, Teheranit dhe Karakasit, ekonomitë e të cilëve janë të kufizuara nga sanksionet perëndimore dhe rënia e investimeve. Kina mori një rekord prej 2.765 milionë fuçi në ditë naftë bruto përmes detit nga Irani, Rusia dhe Venezuela në nëntë muajt e parë të vitit 2023, sipas një mesatareje të të dhënave të ofruara Vortexa dhe Kpler.

Të tre vendet përbënin një të katërtën e importeve të Kinës midis janarit dhe shtatorit, nga rreth 21% në 2022 - shin dhe dyfishi i 12% në 2020 - ën, sipas të dhënave të Reuters, duke zhvendosur alternativat nga Lindja e Mesme, Afrika Perëndimore dhe Amerika e Jugut.

Nga janari deri në shtator, Rusia furnizoi 1.3 milion fuçi në ditë me naftë bruto nga deti, bazuar në mesataren e të dhënave të ofruara nga Vortexa dhe Kpler. Kina gjithashtu importoi rreth 800 mijë fuçi në ditë naftë të papërpunuar ESPO përmes tubacioneve, sipas burimeve tregtare kineze.

Nga janari në shtator, dërgesat totale ruse u rritën me mbi 400 mijë fuçi në ditë nga një vit më parë, pasi sanksionet e vendosura ndaj Rusisë pas pushtimit të Ukrainës, shkaktuan një devijim masiv të tregut të naftës nga Europa në Indi dhe Kinë.

Kina ka kursyer këtë vit 4.34 miliardë dollarë duke importuar naftë ruse. Për importet e naftës venezueliane, Kina kurseu mesatarisht 10 dollarë për fuçi kundrejt naftës së papërpunuar kolumbiane. Vendi kurseu afërsisht 15 dollarë për fuçi duke blerë naftën e papërpunuar iraniane kundrejt naftës së Omanit. Kina ka kursyer afërsisht 4.2 miliardë dollarë duke importuar një rekord prej 1 milion fuçi në ditë nga Irani gjatë së njëjtës periudhë.

Dorina Kurtaj / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat