“Lulëzon” tregu i makinave/ Regjistrohen 47% më shumë se vjet. Importi i mjeteve të transportit, rekord në mars

Përgjatë tremujorit të parë të këtij viti numri i automjeteve u rrit me 47%, krahasuar me të njejtën periudhë të një viti më parë. Në harkun kohor të tre muajve janë regjistruar për herë të parë 21,265 mjete nga 14,460 mjete të regjistruara në përiudhën janar-mars të vitit 2023.
Numri më i lartë i regjistrimeve për herë të parë rezultoi në muajin mars duke u rritur me 41%, krahasuar me një vit më parë.
Por cili shtet na ka furnizuar me mjete gjatë këtyre tre muajve të parë të vitit? Sipas të dhënave të DPSHTRR, tre shtetet kryesore të origjinës së mjeteve janë Gjermania, Italia dhe Koreja. Nga totali i mjeteve të regjistruara për herë të parë, rreth 18 mijë prej tyre janë autovetura.
Vitet e findit Shqipëria po motorizohet gjithmonë e më shumë dhe numri i automjeteve është rritur nga viti në vit. Aktualisht regjistrohen gjithsej 887,321 mjete aktive në qarkullim ose të çregjistruara përkohësisht.
“Scan Intel” ka analizuar në detaje disa nga kapitujt sa i përket tregtisë së jashtme për muajin mars të këtij viti. Sipas shifrave të përpunuara shohim se grupi “Mjetet e transportit të ndryshëm nga vagonat e hekurudhës” kanë prekur rekord historik të importit. Përgjatë muajit mars vlera e importit për këtë kapitull vlerësohet në 8.2 miliardë lekë ose rreth 81 milionë euro. Kjo vlerë është 48% më e lartë se në të njejtin muaj të një viti më parë.
Theksojmë se vlera e muajit mars të këtij viti është më e larta që nga muaji janar i vitit 2005. Por çfarë vihet re nga të dhënat mbi trendin që ka ndjekur shifra e importeve për këtë zë. Nisur nga të dhënat zyrtare të “INSTAT” shohim se muaji i dytë me vlerën më të madhe është shkurti i po të njetit vit. Viti që lamë dhe viti aktual duket se kanë thyer rekord të importit sa i përket mjeteve të transportit.
Nëse analizën për këtë zë e shtrijmë me bazë vjetore shohim se viti 2023, vit më të dhëna të plota, regjistron nivel importesh deri në 76 miliardë lekë, një rritje me 39%, krahasuar me vitin 2022.
Sondazh

Ndryshon harta e kriminalitetit në Shqipëri/ Dibra është qarku më i sigurtë, Vlora rikonfirmohet me krimet më të larta
Të dhënat e publikuara nga "Prokuroria e Përgjithshme" për vitin 2023, tregojnë se krimi në vendin tonë është ulur. Koeficienti i kriminalitetit për procedimet......

Profili i të pandehurit shqiptar/ Mashkull, pa arsim të lartë, i papunë, jeton në qytet dhe nuk është dënuar më parë
“Scan Intel” herë pas here vjen me krijimin e një identiteti hipotetik të një grupi të caktuar, bazuar në statistikat zyrtare në vendin tonë. Këtë herë, do......

Kostot e ushqimit, Shqipëria nën mesataren e BE-së/ Zarzavatet "nxitën" rritjen. Importi i tyre prek kulmin
Lufta në Ukrainë rezultoi një “kërcënim” sa i përket çmimeve dhe sidomos për produktet e shportës. Grupi i ushqimeve udhëhoqi normën e inflacionit për muaj e......

A preket ekonomia shqiptare nga konflikti në Lindjen e Mesme? Alarmi për stabilitetin e çmimeve, “cënohen” hidrokarburet
Vitet e fundit, tensione të përshkallëzuara deri në sulme kanë bërë që rendi politik, por edhe ai ekonomik të jetë i pasigurt. Ndërsa bota po i rikthehej disi......

Pse Shqipëria po e ndryshon skemën e pensioneve pas 10 vitesh? Përpunimi i shifrave, çfarë solli skema e miratuar në vitin 2014-të
Shumë shpejt do të aplikohet një skemë e re për pensionet por edhe për mbrojtjen sociale në tërësi. Duke qenë se reforma e bërë në vitin 2014-të e ka mbyllur......

Shqipëri vs Europë, si ndryshuan shpenzimet? U shpenzua më pak për ushqim dhe më shumë për restorante dhe hotele
Familjet shqiptare mbajnë rekord në Europë sa i përket peshës që zënë ushqimet dhe pijet jo alkolike në shpenzimet e tyre, por janë të fundit për shpenzimet në......

Kush i zotëron bankat në Shqipëri? Rreth 55% e tyre "nën kontrollin" e kapitalit nga vendet e BE-së dhe Turqia
Bankat luajnë një rol kritik në zhvillimin dhe funksionimin e ekonomisë së një vendi. Roli kryesor i tyre është të mbledhin depozita dhe të ofrojnë kredi. Ky......

A ka mbaruar “beteja” kundër çmimeve në Shqipëri? RBI: Jo! Turizmi dhe tregu i qëndrueshëm i punës do të nxisin inflacionin
Institucioni kërkimor “Raiffeisen Research”, i cili ofron një pasqyrë të plotë mbi tendencat aktuale ekonomike, tregon përmes një publikimi se beteja e......