Kush i zotëron bankat në Shqipëri? Rreth 55% e tyre "nën kontrollin" e kapitalit nga vendet e BE-së dhe Turqia

Bankat luajnë një rol kritik në zhvillimin dhe funksionimin e ekonomisë së një vendi. Roli kryesor i tyre është të mbledhin depozita dhe të ofrojnë kredi. Ky funksion siguron likuiditetin në ekonominë vendase dhe inkurajon investimet. Por si është struktura e pronësisë së sistemit bankar në Shqipëri? Sipas të dhënave të publikuara nga "Banka e Shqipërisë", sektori bankar vazhdon të mbizotërohet nga filialet e grupeve të huaja bankare, me origjinë të kapitalit kryesisht nga BE-ja. Ndërkohë, numërohen 11 banka që operojnë në vendin tonë, numër ky i pandryshuar nga viti i kaluar.
‘Scan Intel’ ka analizuar të dhënat e institucionit të "Bankës së Shqipërisë" për të kuptuar si ka ndryshuar përbërja e kapitalit të bankave ndër vite. Që nga viti 2015 në vendin tonë kapitali privat i bankave kryesisht vjen nga vendet e BE-së dhe Turqia. Konkretisht, ashtu si edhe në vitin e kaluar, gjithsej në Shqipëri operojnë 6 banka, kapitali i të cilave është më shumë i huaj. Ndër këto banka 5 prej tyre kanë kapital nga vendet e BE-së dhe vetëm 1 prej tyre e ka shumicën e kapitalit nga Turqia.
Gjithashtu, të dhënat tregojnë se deri në vitin 2021 në vendin tonë kanë qenë prezente dhe kanë ofruar shërbime edhe banka të cilat e kanë patur shumicën e kapitalit të tyre nga Arabia Saudite. Nga ana tjetër, krahas bankave me shumicë të kapitalit privat kemi edhe banka që kapitalin e tyre e kanë më shumë vendas, numri i këtyre të fundit është rritur nga viti në vit. Në vitin 2015 operonin vetëm 3 banka me kapital vendas, në vitin 2019 operonin 4 banka dhe në vitin 2023 operonin gjithsej 5 banka.
Pra, konkludojmë se prania e një numri më të lartë të bankve që udhëhiqen nga kapitali i huaj krahasuar me bankat me kapital vendas tregon se investimet e huaja në sektorin bankar të Shqipërisë reflektojnë besimin e investitorëve të huaj në potencialin e rritjes dhe zhvillimit të ekonomisë së vendit.
Sondazh

A ka mbaruar “beteja” kundër çmimeve në Shqipëri? RBI: Jo! Turizmi dhe tregu i qëndrueshëm i punës do të nxisin inflacionin
Institucioni kërkimor “Raiffeisen Research”, i cili ofron një pasqyrë të plotë mbi tendencat aktuale ekonomike, tregon përmes një publikimi se beteja e......

Shqipëria "shkëlqen" në sytë e botës/ Indeksi i Fuqisë së Butë: Jemi vendi i dytë me rritjen më të madhe në nivel global
“Brand Finance” ka publikuar së fundmi studimin në kuadër të “Fuqisë së Butë” (Global Soft Power Index, 2024). Koncepti i fuqisë së butë ka të bëjë me......

Gjeografia e azilantëve nga Shqipëria/ Franca dhe Gjermania, destinacioni i preferuar. Në vitin 2023 u regjistruan mbi 6,800 aplikime
Sipas të dhënave të Eurostat, në vitin 2023 u regjistruan 1,048,900 aplikime për herë të parë për azil në vendet e BE-së ose 20% më shumë se një vit më parë.......

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth $460 për frymë, tregu në vendin tonë vlen $1.3 mld
Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime në industrinë e mirëqenies, ka publikuar së fundmi......

Çfarë bleu Kosova nga Shqipëria? Produktet kryesore të importit, giza dhe çeliku
Në muajin shkurt të këtij viti Kosova eksportoi 70.3 milion euro mallra, me një rënie prej 3.9% dhe importoi rreth 467 milion euro mallra. Sipas të dhënave të......

Shqipëria, vendi më i palumtur në rajon/ Raporti Global i Lumturisë: Renditemi të 87-tët në botë, Kosova e 29-ta
“Raporti Global i Lumturisë 2024” e rendit Shqipërinë në vend të 87-të mes 143 vendeve në total të marra në analizë. Krahasuar me edicionin e vitit të kaluar......

Shqipëria mikpriti turistë edhe në dimër/ Strukturat akomoduese patën rreth 42% më shumë vizitorë të huaj
Shifrat më të fundit mbi strukturat akomoduese për muajin janar të këtij viti përforcojnë edhe njëherë rekordet e turizmit. Sipas të dhënave të INSTAT rezulton......

Inflacioni barazon mesataren e BE-së/ Çmimet në shkurt u shtrenjtuan me 2.8%. Shqipëria ka inflacionin më të ulët në rajon
Në muajin shkurt të vitit 2024, të dhënat e publikuara nga INSTAT mbi inflacionin e matur sipas metodës europiane konfirmojnë një rritje më të ngadaltë të......