Gjeografia e azilantëve nga Shqipëria/ Franca dhe Gjermania, destinacioni i preferuar. Në vitin 2023 u regjistruan mbi 6,800 aplikime

Sipas të dhënave të Eurostat, në vitin 2023 u regjistruan 1,048,900 aplikime për herë të parë për azil në vendet e BE-së ose 20% më shumë se një vit më parë. Këto të dhëna konfirmojnë se Siria ka qenë vendi kryesor i shtetësisë së azilkërkuesve në BE dhjetë vitet e fundit. Në vitin 2023, sirianët paraqitën 183,000 aplikime për herë të parë që përbënin 17% të numrit total të aplikimeve për herë të parë në një nga vendet e BE-së. Në vend të dytë, renditen Afganistani dhe Turqia.
Edhe aplikimet për herë të parë të regjistruara nga shqiptarët kanë qenë të larta. Përgjatë vitit 2023, u paraqitën gjithsej 6,895 aplikime në një nga vendet e BE-së. Interesi i shtetasve tanë kanë qenë më i lartë në vendet si Franca, Gjermania, Italia dhe Greqia. Konkretisht numri më i lartë i aplikimeve për herë të parë nga shtetasit shqiptarë është regjistruar në Francë me 2,655 aplikime, më pas ndjek Gjermania me 1,580 aplikime dhe Italia me 1,485 aplikime. Nga ana tjetër, aplikimet në Slloveni, Finlandë, dhe Islandë ishin minimalisht 5 dhe maksimalisht 10.
‘Scan Intel’ ka analizuar gjithashtu të dhënat për të kuptuar trendin e aplikimeve në nivel rajonal. Në krye të listës me numrin më të lartë të aplikimeve për herë të parë drejt vendeve të BE-së paraqitet vendi ynë, ndërsa në vendin e dytë renditet Maqedonia e Veriut me 3,725 aplikime, ndjekur nga Serbia me 2,765 aplikime dhe pas saj Kosova me 2,305 aplikime. Ndërkohë, janë pozicionuar të fundit në renditje Bosnje Hercegovina me 920 aplikime dhe Mali i Zi me 200 aplikime.
Rikujtojmë se në vitin 2022 regjistroheshin rreth 10,650 aplikime pë herë të parë nga Shqiptarët në një nga vendet e Bashkimit Europian, duke shënuar një rënie prej 35.2%. Të dhënat tregojnë se Shqiptarët kanë qenë të orientuar po drejt vendeve si Franca, Gjermania Italia dhe Greqia edhe në vitin 2022.
Me 329,000 azilkërkues për herë të parë të regjistruar në vitin 2023, Gjermania vazhdoi të jetë vendi i BE-së me numrin më të madh të aplikantëve, duke përbërë pothuajse një të tretën e të gjithë aplikantëve për herë të parë në BE.
Sondazh

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth $460 për frymë, tregu në vendin tonë vlen $1.3 mld
Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime në industrinë e mirëqenies, ka publikuar së fundmi......

Çfarë bleu Kosova nga Shqipëria? Produktet kryesore të importit, giza dhe çeliku
Në muajin shkurt të këtij viti Kosova eksportoi 70.3 milion euro mallra, me një rënie prej 3.9% dhe importoi rreth 467 milion euro mallra. Sipas të dhënave të......

Shqipëria, vendi më i palumtur në rajon/ Raporti Global i Lumturisë: Renditemi të 87-tët në botë, Kosova e 29-ta
“Raporti Global i Lumturisë 2024” e rendit Shqipërinë në vend të 87-të mes 143 vendeve në total të marra në analizë. Krahasuar me edicionin e vitit të kaluar......

Shqipëria mikpriti turistë edhe në dimër/ Strukturat akomoduese patën rreth 42% më shumë vizitorë të huaj
Shifrat më të fundit mbi strukturat akomoduese për muajin janar të këtij viti përforcojnë edhe njëherë rekordet e turizmit. Sipas të dhënave të INSTAT rezulton......

Inflacioni barazon mesataren e BE-së/ Çmimet në shkurt u shtrenjtuan me 2.8%. Shqipëria ka inflacionin më të ulët në rajon
Në muajin shkurt të vitit 2024, të dhënat e publikuara nga INSTAT mbi inflacionin e matur sipas metodës europiane konfirmojnë një rritje më të ngadaltë të......

Vijon “drama” e eksporteve edhe në shkurt/ Ranë me 16%, u ndikuan kryesisht nga hidrokarburet dhe tekstilet
Në muajin shkurt të këtij viti duket se eksportet në vlerë u ulën më pak se në muajin janar ku rënia u regjistrua në 29.2%. Kështu, shifrat nga “Instituti i......

Rreth 45% e popullsisë, në rrezik varfërie/ Eurostat: Shqipëria, e para në Europë, por shënon përmirësim nga viti i kaluar
Gati 45% e popullsisë në vendin tonë është në rrezik varfërie apo përjashtimi social, sipas të dhënave të fundit nga “Instituti i Statistikave”. Por, çfarë do......

Zhvillimi njerëzor, Shqipëria e 74-ta/ UNDP: Në 32 vite vlera e indeksit u rrit me 21.6%, por jemi më keq se një vit më parë
Vlera e "Indeksit të Zhvillimit Njerëzor" për Shqipërinë në vitin 2022 është 0.789, vlerë që e pozicionon vendin në kategorinë e lartë të zhvillimit human,......