Shqipëria "shkëlqen" në sytë e botës/ Indeksi i Fuqisë së Butë: Jemi vendi i dytë me rritjen më të madhe në nivel global
“Brand Finance” ka publikuar së fundmi studimin në kuadër të “Fuqisë së Butë” (Global Soft Power Index, 2024). Koncepti i fuqisë së butë ka të bëjë me influencën globale të një vendi, pra sa aftësi ka një vend për të prodhuar efekt te vendet e tjera. Kjo matet përmes perceptimeve të njerëzve për kombet e tjera në mbarë botën. Fuqia e Butë për një vend është mjaft e rëndësishme pasi liderët globalë shpesh herë marrin vendime për politikat e jashtme bazuar mbi perceptimet e tyre për vendet e tjera. Në Indeksin Global të Fuqisë së Butë për vitin 2024, renditet edhe vendi ynë. Për këtë edicion Shqipëria pozicionohet në vend të 92-të nga 193 vende në total dhe vlerësohemi me 34.7 pikë. Në raportin e vitit 2023 rikujtojmë se vendi ynë ishte i 108-i.
Shqipëria renditet ndër pesë vendet me rritjen më të lartë në botë. Vendi ynë regjistron rritje prej 28%, e dyta pas Meksikës, e cila mban vendin e parë si shteti me rritjen me të lartë. Sipas raportit, ekonomia shqiptare ka treguar qëndrueshmëri të jashtëzakonshme e nxitur kryesisht nga performancë e mirë në turizëm. Perspektivat ekonomike të Shqipërisë priten të mbeten pozitive në të ardhmen dhe do të jenë të siguruara kryesisht nga konsumi elastik, nga aktiviteti i ndërtimit dhe turizmi.
Theksojmë se ky indeks bazohet në disa shtylla kryesore të cilat janë: Biznesi dhe Tregtia, Qeverisja, Marrëdhëniet Ndërkombëtare, Kultura dhe Trashëgimia, Media dhe Komunikimi, Arsimi dhe Shkenca, si dhe Njerëzit dhe Vlerat.
Ndërkohë që edicionin e kaluar Shqipëria renditej e fundit në rajon, këtë vit ka kaluar e dyta duke lënë pas Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Bosnje Hercegovinën. Serbia është e para në rajon dhe renditet në vend të 75-të, duke u përkeqësuar me 2 pozicione nga viti i kaluar. Mali i Zi vijon pas Shqipërisë dhe renditet në vend të 102 nga vendi i 78-të që ishte edicionin e vitit 2023. Ndërkohë, Maqedonia e Veriut dhe Bosnje Hercegovina renditen në vend të 109-të dhe 111-të përkatësisht.
Rikujtojmë se edhe samitet europiane të zhvilluara në vendin tonë së fundmi i kanë dhënë një tjetër pamje Shqipërisë në sytë e shteteve të tjera, gjithmonë nëse flasim për shtyllën e marrëdhënieve ndërkombëtare.
Klikoni këtu për raportin plotë
Sondazh

Gjeografia e azilantëve nga Shqipëria/ Franca dhe Gjermania, destinacioni i preferuar. Në vitin 2023 u regjistruan mbi 6,800 aplikime
Sipas të dhënave të Eurostat, në vitin 2023 u regjistruan 1,048,900 aplikime për herë të parë për azil në vendet e BE-së ose 20% më shumë se një vit më parë.......

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth $460 për frymë, tregu në vendin tonë vlen $1.3 mld
Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime në industrinë e mirëqenies, ka publikuar së fundmi......

Çfarë bleu Kosova nga Shqipëria? Produktet kryesore të importit, giza dhe çeliku
Në muajin shkurt të këtij viti Kosova eksportoi 70.3 milion euro mallra, me një rënie prej 3.9% dhe importoi rreth 467 milion euro mallra. Sipas të dhënave të......

Shqipëria, vendi më i palumtur në rajon/ Raporti Global i Lumturisë: Renditemi të 87-tët në botë, Kosova e 29-ta
“Raporti Global i Lumturisë 2024” e rendit Shqipërinë në vend të 87-të mes 143 vendeve në total të marra në analizë. Krahasuar me edicionin e vitit të kaluar......

Shqipëria mikpriti turistë edhe në dimër/ Strukturat akomoduese patën rreth 42% më shumë vizitorë të huaj
Shifrat më të fundit mbi strukturat akomoduese për muajin janar të këtij viti përforcojnë edhe njëherë rekordet e turizmit. Sipas të dhënave të INSTAT rezulton......

Inflacioni barazon mesataren e BE-së/ Çmimet në shkurt u shtrenjtuan me 2.8%. Shqipëria ka inflacionin më të ulët në rajon
Në muajin shkurt të vitit 2024, të dhënat e publikuara nga INSTAT mbi inflacionin e matur sipas metodës europiane konfirmojnë një rritje më të ngadaltë të......

Vijon “drama” e eksporteve edhe në shkurt/ Ranë me 16%, u ndikuan kryesisht nga hidrokarburet dhe tekstilet
Në muajin shkurt të këtij viti duket se eksportet në vlerë u ulën më pak se në muajin janar ku rënia u regjistrua në 29.2%. Kështu, shifrat nga “Instituti i......

Rreth 45% e popullsisë, në rrezik varfërie/ Eurostat: Shqipëria, e para në Europë, por shënon përmirësim nga viti i kaluar
Gati 45% e popullsisë në vendin tonë është në rrezik varfërie apo përjashtimi social, sipas të dhënave të fundit nga “Instituti i Statistikave”. Por, çfarë do......