A ka mbaruar “beteja” kundër çmimeve në Shqipëri? RBI: Jo! Turizmi dhe tregu i qëndrueshëm i punës do të nxisin inflacionin

Institucioni kërkimor “Raiffeisen Research”, i cili ofron një pasqyrë të plotë mbi tendencat aktuale ekonomike, tregon përmes një publikimi se beteja e Shqipërisë kundër inflacionit nuk ka përfunduar akoma. Edhe pse inflacioni në shkurt regjistroi nivelin më të ulët në dy vite, sipas të dhënave të institucionit çmimet pritet të rriten sërish gjatë periudhës së verës, të nxitura kryesisht nga turizmi.
Në muajin shkurt inflacioni u ngadalësua më shumë nga sa pritej dhe kjo ka bërë që ekipi i “Raiffeisen Research” të rregullojë prashikimet për këtë tregues. Tani parashikohet që norma bazë të arrijë në 3.75% deri në fund të vitit, në vend të 4.5% të parashikuar më parë.
Nga ana tjetër, presionet inflacioniste pritet të nxiten edhe nga tregu i punës i cili vazhdoi të forcohet në tremujorin e katërt të vitit 2023, me papunësinë që mbetet e qëndrueshme në 10.7% dhe normën e punësimit që u rrit me 0.2 pikë përqindje. Gjithashtu, pagat mesatare mujore bruto pësuan një rritje të konsiderueshme prej 13.7% në terma vjetorë, çka mund të jetë një faktor tjetër nxitës i normës së çmimeve.
Sipas publikimit, kostot më të ulëta të importit dhe leku i fortë kanë kontribuar në ngadalësimin aktual të inflacionit, megjithatë inflacioni i brendshëm, edhe pse në rënie të lehtë, mbetet më i qëndrueshëm. Inflacioni bazë neto (i cili përjashton zërat e luhatshëm dhe jep një pasqyrë më të qartë të tendencave afatmesme të inflacionit) ka mbetur i qëndrueshëm në rreth 3.3%, sipas BSH-së, njësoj me tremujorin e mëparshëm. Kjo sugjeron presione të vazhdueshme të çmimeve të brendshme për shkak të kërkesës së fortë për mallra dhe shërbime, si dhe faktorë që lidhen me tregun e punës.
Klikoni këtu për publikimin e plotë
Sondazh

Shqipëria "shkëlqen" në sytë e botës/ Indeksi i Fuqisë së Butë: Jemi vendi i dytë me rritjen më të madhe në nivel global
“Brand Finance” ka publikuar së fundmi studimin në kuadër të “Fuqisë së Butë” (Global Soft Power Index, 2024). Koncepti i fuqisë së butë ka të bëjë me......

Gjeografia e azilantëve nga Shqipëria/ Franca dhe Gjermania, destinacioni i preferuar. Në vitin 2023 u regjistruan mbi 6,800 aplikime
Sipas të dhënave të Eurostat, në vitin 2023 u regjistruan 1,048,900 aplikime për herë të parë për azil në vendet e BE-së ose 20% më shumë se një vit më parë.......

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth $460 për frymë, tregu në vendin tonë vlen $1.3 mld
Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime në industrinë e mirëqenies, ka publikuar së fundmi......

Çfarë bleu Kosova nga Shqipëria? Produktet kryesore të importit, giza dhe çeliku
Në muajin shkurt të këtij viti Kosova eksportoi 70.3 milion euro mallra, me një rënie prej 3.9% dhe importoi rreth 467 milion euro mallra. Sipas të dhënave të......

Shqipëria, vendi më i palumtur në rajon/ Raporti Global i Lumturisë: Renditemi të 87-tët në botë, Kosova e 29-ta
“Raporti Global i Lumturisë 2024” e rendit Shqipërinë në vend të 87-të mes 143 vendeve në total të marra në analizë. Krahasuar me edicionin e vitit të kaluar......

Shqipëria mikpriti turistë edhe në dimër/ Strukturat akomoduese patën rreth 42% më shumë vizitorë të huaj
Shifrat më të fundit mbi strukturat akomoduese për muajin janar të këtij viti përforcojnë edhe njëherë rekordet e turizmit. Sipas të dhënave të INSTAT rezulton......

Inflacioni barazon mesataren e BE-së/ Çmimet në shkurt u shtrenjtuan me 2.8%. Shqipëria ka inflacionin më të ulët në rajon
Në muajin shkurt të vitit 2024, të dhënat e publikuara nga INSTAT mbi inflacionin e matur sipas metodës europiane konfirmojnë një rritje më të ngadaltë të......

Vijon “drama” e eksporteve edhe në shkurt/ Ranë me 16%, u ndikuan kryesisht nga hidrokarburet dhe tekstilet
Në muajin shkurt të këtij viti duket se eksportet në vlerë u ulën më pak se në muajin janar ku rënia u regjistrua në 29.2%. Kështu, shifrat nga “Instituti i......