FunData Postuar më 17 Prill 2024, 15:43

Profili i të pandehurit shqiptar/ Mashkull, pa arsim të lartë, i papunë, jeton në qytet dhe nuk është dënuar më parë

Nga SCAN TV

Profili i të pandehurit shqiptar/ Mashkull, pa arsim të lartë, i

“Scan Intel” herë pas here vjen me krijimin e një identiteti hipotetik të një grupi të caktuar, bazuar në statistikat zyrtare në vendin tonë. Këtë herë, do të ndalemi te identiteti i një të pandehuri në Shqipëri për veprat penale kundër jetës. Kështu, shifrat tregojnë se i pandehuri shqiptar është mashkull, pasi për vitin 2023, në lidhje me gjininë e të pandehurve vihet re se 97.06% e tyre janë meshkuj, nga të cilët 3.78% janë të mitur dhe 2.94% janë femra, ndër të cilat 1 e pandehur rezulton e mitur. Për sa i takon nivelit të arsimit, një i pandehur për veprat penale kundër jetës në Shqipëri është pa arsim të lartë apo të mesëm. Sipas të dhënave të “Prokurorisë së Përgjithshme”, për vitin 2023, rezulton se për këto grup veprash penale 2.94% e të pandehurve të regjistruar janë me arsim të lartë, 41.91% e të pandehurve të regjistruar janë me arsim të mesëm dhe pjesa tjetër e të pandehurve, prej 55.15%, rezultojnë me arsim deri 9-vjeçar.

Më tej, nëse ndalemi tek punësimi, nga të dhënat statistikore rezulton se rreth 74.54% e të pandehurve janë të papunë, 25.45% e të pandehurve janë të punësuar në sektorin privat. Pra, ky i pandehur është i papunë. Nga të dhënat e përpunuara nga “Scan Intel” rezulton se rreth 66.91% e të pandehurve për këtë grup veprash janë banues në qytet dhe 33.09% e tyre në fshat. Ndërkohë, në lidhje me gjendjen gjyqësore të të pandehurve, vihet re se 1.53% janë përsëritës për të njëjtën vepër penale, 13.74% e tyre janë përsëritës për vepra të tjera dhe 84.73% janë të padënuar më parë. Pra themi se ky i pandehur është i padënuar më parë. Sipas raportit të “Prokurorisë së Përgjithshme”, rezulton se në vitin 2023 ka një ulje prej 8.81 % të numrit të procedimeve të regjistruara për “Krime kundër jetës të kryera me dashje” në krahasim me vitin 2022 dhe ulje prej 5.75 % të numrit të procedimeve të dërguara në gjykatë në krahasim me një vit më parë.    

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat