Europa Postuar më 10 Maj 2022, 12:40

Leje 1-vjeçare për energjinë e rinovueshme - Synimet e BE për të arritur sa më shpejt në energjinë e gjelbër!

Nga SCAN TV

Ekzekutivi i Bashkimit Europian dëshiron të përshpejtojë tranzicionin e gjelbër të bllokut dhe të shkurtojë varësinë e tij nga karburantet ruse duke lejuar disa projekte të energjisë së rinovueshme të marrin leje brenda një viti, sipas një projektdokumenti.

Brukseli do të publikojë javën e ardhshme një paketë masash për t'i dhënë fund varësisë së Bashkimit Europian nga Rusia, duke rritur energjinë e rinovueshme, kursyer energji dhe rritur importet e gazit nga vende të tjera.

Si pjesë e këtij plani, Komisioni Europian do të propozojë rregulla që u kërkojnë vendeve të përcaktojnë zonat në tokë, ose det të përshtatshme për energjinë e rinovueshme, ku projekte të tilla do të kenë një ndikim të ulët mjedisor.

Projektet e rinovueshme shpesh përballen me vonesa shumë më të gjata, për shkak të burokracisë, kundërshtimit lokal ose shqetësimeve për mbrojtjen e specieve të rrezikuara, duke ngritur shqetësime se blloku do të luftojë të zgjerojë energjinë e erës dhe diellit mjaft shpejt për të përmbushur qëllimet e ndryshimit të klimës. Në Greqi, për shembull, tetë vjet është një afat kohor tipik për miratimin e projekteve të energjisë së erës, tha Shoqata Helenike e Energjisë së Erës.

“Burimet e rinovueshme të energjisë janë thelbësore për të luftuar ndryshimet klimatike, për të ulur çmimet e energjisë, për të ulur varësinë e Bashkimit nga lëndët djegëse fosile dhe për të garantuar sigurinë e furnizimit”, thuhet në dokument. Lejimi dhe ndërtimi i projekteve të energjisë së rinovueshme do të etiketohen si në "interesin kryesor publik", duke mundësuar një vlerësim të thjeshtuar. Qytetarët e BE do të kenë ende të drejtën të marrin pjesë në vendimet mbi projektet, thuhet në dokument.

SCAN

Live TV

Të fundit
30 Nëntor

...

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

30 Nëntor

...