Investimet në rrugë arritën në 37.1 mld lekë - Fondet e infrastrukturës dhe energjisë, realizimi i buxhetit 96% në 2025-ën

Realizimi i buxhetit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë për vitin 2025 ka arritur në 96% të planit të rishikuar, duke shënuar një përmirësim me 3% krahasuar me vitin 2024, kur niveli i zbatimit ishte 93%.
Sipas të dhënave të raportit të monitorimit, shpenzimet korente janë realizuar në masën 98%, ndërsa shpenzimet kapitale ku futen investimet kanë arritur në 96%, nga 92% një vit më parë.
Në detaje, investimet me financim të brendshëm kanë ruajtur një nivel të lartë realizimi prej 99%, ndërsa ato me financim të huaj kanë shënuar rritje të ndjeshme, nga 63% në 82%. Në vlerë absolute, shpenzimet korente janë rritur nga rreth 7.3 mld lekë në vitin 2024 në mbi 7.9 mld lekë në vitin 2025. Po ashtu, edhe shpenzimet kapitale me financim të brendshëm janë rritur, duke kaluar nga rreth 47.2 mld lekë në mbi 54.1 mld lekë. Ndërkohë, investimet me financim të huaj kanë shënuar gjithashtu rritje në vlerë, duke arritur në rreth 9.7 mld lekë, megjithëse mbeten më të ulëta krahasuar me planin e parashikuar.
Ndërkaq, programi “Transporti Rrugor” vijon të mbetet një nga zërat kryesorë të investimeve publike për këtë dikaster. Për vitin 2025, shpenzimet kapitale me financim të brendshëm arritën një realizim prej 99%, duke reflektuar vijimësinë e projekteve infrastrukturore në nivel kombëtar.
Në të kundërt, investimet me financim të huaj kanë shënuar një realizim dukshëm më të ulët, në nivelin 55%, duke treguar vështirësi në zbatimin e projekteve të mbështetura nga partnerët ndërkombëtarë.
Investimet rrugore me financim të brendshëm arritën në rreth 34.4 mld lekë lekë, ndërsa me financim të huaj në rreth 2.76 mld lekë, me një total prej rreth 37.1 mld lekë.
Ibrahimaj: Bordi i Transparencës, deri në rikthimin e çmimeve në nivelin e parakrizës
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, u shpreh gjatë një konferencë për mediat se Bordi i Transparencës do të qëndrojë derisa çmimet të......
A po përdor Irani kripto për të anashkaluar sanksionet? - Sipas ekspertëve, përdorimi është rritur ndjeshëm nga fillimi i luftës
Që nga fillimi i luftës, fluksi i kriptomonedhave në Iran është rritur ndjeshëm. Ekspertët thonë se monedhat digjitale po përdoren për të anashkaluar......
KQZ shpenzoi 2.96 miliardë lekë në vitin 2025 - Fondet përballuan zgjedhjet parlamentare dhe ato të pjesshme
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka depozituar në Kuvend raportin për vitin 2025. Analiza e këtij dokumenti tregon se viti zgjedhor solli një zgjerim të......
Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan e ka mbyllur pozitivisht pasi ka shënuar rritje të vlerës në raport me një ditë më parë duke u blerë këtë mëngjes me 82.7 lekë dhe duke u......
14 mijë mjete të reja në shkurt - Importet e makinave, cila dominon tregun shqiptar?
Tregu i automjeteve në vend po reflekton një rritje të qëndrueshme si në numër, ashtu edhe në diversitetin e mjeteve që qarkullojnë në rrugët shqiptare.......
Trump “toleron” sërish Iranin - I jep 10 ditë kohë për rihapjen e Hormuzi, ose sulme ndaj centraleve energjetike
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se do ta zgjasë përsëri afatin për Iranin që të rihapë Ngushticën e Hormuzit, ose do të përballet me shkatërrimin e......
Sa do të ndikojë konflikti në ekonominë globale? - OECD: Parashikohet të ngadalësohet me 0,4% në vitin 2026
Konflikti në rritje në Lindjen e Mesme e ka nxjerrë ekonominë globale nga një rrugë më e fortë rritjeje, paralajmëroi OECD, ndërsa një ndërprerje pothuajse e......
Dollari me nënshkrimin e Trump - Hera e parë që një president në detyrë nënshkruan kartëmonedhën
Dollari amerikan do të mbajë firmën e Presidentit Donald Trump duke filluar nga kjo verë, hera e parë që një president në detyrë ka nënshkruar para’......


