Vendimi i bordit, sa po shitet nafta në treg? - Tavani 203 lekë për litër, masa për operatorët që nuk e respektojnë

Tregu i shitjes më pakicë të naftës dhe benzinës në vend po operon brenda kufirit të çmimeve tavan të vendosura nga Bordi i Transparencës.
Nga një vëzhgim i bërë të premten në pikat e tregtimit me pakicë, rezulton se çmimet variojnë nga 200-203 lekë/litër për naftën dhe nga 172-175 lekë/ litër për benzinën.
Në mbledhjen e tij të parë të zhvilluar një ditë më parë, Bordi i Transparencës, vendosi se çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil jetë jo më shumë se 203 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 191 lekë/litër.
Ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë të jetë jo më shumë se 175 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 163 lekë/litër.
Çmimet e caktuara nga Bordi hynë në fuqi më datë 26 Mars ora 18.30 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
Bordi i transparencës që në krijimin e tij i është përmbajtur në vendimet e tij lëvizjes së bursës Plats të Mesdheut për gazoilin, benzinën, si dhe faturave zyrtare të operatoreve.
Bordi nuk cakton çmimet e naftës Bruto, por të gazoilit, benzinës dhe gazit të lëngshëm sipas standardeve të përcaktuara në Aktin Normativ. Bordi ka caktuar marzhet bruto maksimale për shitjen me shumicë dhe pakicë, me të cilat operatorët duhet të mbulojnë të gjitha shpenzimet operative.
Ministria e Ekonomisë dhe Inoavacionit së bashku me Ministrinë e Financave dhe Ministirinë e Infrastrukturës dhe Energjisë janë angazhuar të mbrojnë interesat e konsumatorëve shqiptarë dhe ruajtjes së parimeve të konkurencës së ndershme në treg.
Operatorët e shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës kanë si detyrim zbatimin e këtij vendimi. Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm është paralajmëruar pezullimi i aktivitetit.
“Fitues në tenderë, ofertat më të larta” - KPP rrëzon vendimet, kursehen mbi 672 mln lekë nga buxheti
Gjatë vitit 2025, institucionet publike kanë vijuar të shpallin fitues në tenderë operatorë ekonomikë me oferta më të larta, duke rrezikuar rritje të kostove......
Rritet numri i ndërmarrjeve të huaja në Shqipëri/ Kryesojnë ato nga vendet e BE-së, me fokus në shërbime dhe tregti
Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, numri i ndërmarrjeve të huaja që operojnë në Shqipëri ka shënuar një rritje të lehtë duke reflektuar vazhdimësinë......
“Rritje e kufirit të pataksueshëm të pagave” - Eksportuesit: Të merren masa, euro dhe lufta po fundosin sektorin
Efektet e kursit të këmbimit si dhe situata në Lindjen e Mesme e kanë futur sektorin e veshjeve dhe këpucëve në një krizë të rëndë e cila po sjellë humbje të......
Shqipëria “tërheq” më pak BE, por më shumë rajon/ Ndërmarrjet e huaja në vend. Italia bie në numër, por jo në fuqi
Në vitin 2024, harta e kapitalit të huaj në Shqipëri shfaq një zhvendosje të dukshme të peshës nga vendet e Bashkimit Europian drejt Ballkanit Perëndimor dhe......
Skemë e re e pensioneve në Gjermani - Bundestagu voton duke “zhvlerësuar” sistemin jopopullor “Riester”
Parlamenti i Gjermanisë ka votuar për të zëvendësuar sistemin e pensioneve "Riester", me një model të ri kursimesh të mbështetur nga shteti. Sistemi aktual,......
“Monitorim i rreptë për çmimet e ushqimeve” - Ibrahimaj: Bordi i Transparencës, deri në rikthimin e çmimeve para krizës
Në një konferencë për mediat, Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, deklaroi se çmimi i naftës do të ketë një monitorim të vazhdueshëm dhe......
Shembje masive në Orikum: IKMT prish 18 objekte pa leje, i hapet rruga rikualifikimit të bregdetit Vlorë–Radhimë–Orikum
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit njofton se po kryen sot prishjen e 18 objekteve pa leje në zonën e Orikumit. Ndërhyrja i hap rrugën vijimit......
Sa peshon rekordi i remitancave në shtëpitë shqiptare? Nga 1.12 miliardë euro, pjesa më e madhe mban tryezën
Remitancat e emigrantëve shqiptarë arritën në 1.12 miliardë euro në vitin 2025, niveli më i lartë i regjistruar deri tani. Por kjo shifër bëhet më e......


