KQZ shpenzoi 2.96 miliardë lekë në vitin 2025 - Fondet përballuan zgjedhjet parlamentare dhe ato të pjesshme

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka depozituar në Kuvend raportin për vitin 2025. Analiza e këtij dokumenti tregon se viti zgjedhor solli një zgjerim të ndjeshëm të fondit në dispozicion të institucionit. Për programin “Zgjedhjet e përgjithshme dhe vendore”, plani fillestar vjetor ishte 145.9 milionë lekë, ndërsa buxheti i rishikuar arriti në 3.56 miliardë lekë. Realizimi buxhetor për 12 muajt e vitit shkoi në 2.96 miliardë lekë, ose 83% e fondit të planifikuar.
Sipas raportit, kjo rritje erdhi pas vendimeve të Këshillit të Ministrave për shtesa fondesh në buxhetin e KQZ-së. Me një VKMtë janarit 2025, institucionit iu akorduan 2.5 miliardë lekë, ndërsa me një VKM të marsit iu shtuan edhe 927.2 milionë lekë të tjera, të dyja për organizimin e zgjedhjeve për Kuvend. Më pas, nëpërmjet një akti normative në muajin tetor u pakësuan shpenzimet kapitale me 11.9 milionë lekë. KQZ thekson se me këto fonde u përballua jo vetëm procesi I zgjedhjeve parlamentare, por edhe organizimi I zgjedhjeve të pjesshme në 5 bashki të vendit.
Kjo tregon se fondet e vitit zgjedhor mbuluan më shumë se një proces zgjedhor brenda të njëjtit vit. Në raport vihet se pesha kryesore ka shkuar për shpenzimet korrente. Për programin “Zgjedhjet e përgjithshme dhe vendore”, në këtë zë janë planifikuar 3.387 miliardë lekë dhe janë realizuar 2.799 miliardë lekë, ose 83%. Ndërkohë, për shpenzimet e personelit janë parashikuar 299.3 milionë lekë dhe janë realizuar 275.8 milionë lekë, ose 92%. Raporti sqaron se këto fonde përfshijnë pagat dhe sigurimet shoqërore për 475 punonjës të përkohshëm.
Nga ana tjetër, shpenzimet kapitale kanë një peshë më të kufizuar, pasi me financim të brendshëm u planifikuan 162.1 milionë lekë dhe u realizuan në masën 95%, ose 153.9 milionë lekë, ndërsa ato me financim të huaj janë planifikuar dhe realizuar plotësisht në shumën 11.9 milionë lekë. Në nivel të buxhetit të rishikuar të institucionit rezulton se 90% e fondeve I përkasin programit zgjedhor, ndërsa 10% i takojnë programit të administrimit.
Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan e ka mbyllur pozitivisht pasi ka shënuar rritje të vlerës në raport me një ditë më parë duke u blerë këtë mëngjes me 82.7 lekë dhe duke u......
14 mijë mjete të reja në shkurt - Importet e makinave, cila dominon tregun shqiptar?
Tregu i automjeteve në vend po reflekton një rritje të qëndrueshme si në numër, ashtu edhe në diversitetin e mjeteve që qarkullojnë në rrugët shqiptare.......
Trump “toleron” sërish Iranin - I jep 10 ditë kohë për rihapjen e Hormuzi, ose sulme ndaj centraleve energjetike
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se do ta zgjasë përsëri afatin për Iranin që të rihapë Ngushticën e Hormuzit, ose do të përballet me shkatërrimin e......
Sa do të ndikojë konflikti në ekonominë globale? - OECD: Parashikohet të ngadalësohet me 0,4% në vitin 2026
Konflikti në rritje në Lindjen e Mesme e ka nxjerrë ekonominë globale nga një rrugë më e fortë rritjeje, paralajmëroi OECD, ndërsa një ndërprerje pothuajse e......
Dollari me nënshkrimin e Trump - Hera e parë që një president në detyrë nënshkruan kartëmonedhën
Dollari amerikan do të mbajë firmën e Presidentit Donald Trump duke filluar nga kjo verë, hera e parë që një president në detyrë ka nënshkruar para’......
Greqia rrit sërish pagën minimale - Në 1 prill shkon 920 euro, kundrejt 880 euro që është aktualisht
Greqia do të rrisë pagën minimale mujore bruto me 4.5% nga 1 prilli, rritja e gjashtë në katër vjet, ndërsa kërkon të rivendosë standardet e jetesës të......
Si do të organizohen bastet online? - Kriteret e licencimit për kompanitë, miratohen vetëm 10 licenca
Qeveria i ka hapur zyrtarisht dritën jeshile zbatimit të ligjit për bastet sportive online. Vendimi i miratuar nga Këshilli i Ministrave, përcakton kriteret......
Energjia diellore, qeveria miraton ndërtimin e dy centraleve fotovoltaike me fuqi 152 megavat
Në mbledhjen e së enjtes Qeveria ka miratuar ndërtimin e dy centaleve të tjera fotovoltaikë. Sipas vendimeve në njësinë administrative Mbreshtan të Bashkisë......


