Zbehet interesi për titujt e qeverisë - Investimet e qytetarëve në tregun primar zbritën në 23.8 miliardë lekë gjatë 2025

Gjithnjë e më pak qytetarë po shfaqin interes për të investuar në bono thesari dhe obligacione.
Sipas Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF), në 2025 janë kryer në total 7,299 transaksione nga individët në tregun primar të titujve të qeverisë, me një rënie prej rreth 24% krahasuar me 2024, kur totali i tyre ishte 9,654. Një ulje e tillë e numrit të transaksioneve është shoqëruar edhe me uljen e volumit të parave të investuara në bono thesari e obligacione të Qeverisë nga qytetarët.
Individët kanë blerë në tregun primar, pra nga blerjet direkte për herë të parë të titujve qeveritarë përmes ankandeve të organizuara nga Banka e Shqipërisë, rreth 23.8 miliardë lekë letra me vlerë të qeverisë. Rënia është 16% krahasuar me vitin paraardhës, kur totali i investimeve nga individët ishte 28.5 miliardë lekë.
Nga ana tjetër, vëllimi i tregut sekondar të titujve të Qeverisë të realizuara jashtë Burse për vitin e kaluar, i cili përfshin shitjen e titujve ndërmjet bankave, fondeve dhe investitorëve të tjerë individualë, pasi janë blerë fillimisht nga Banka e Shqipërisë dhe para përfundimit të afatit të tyre, u dominua në masën 51% nga transaksione në instrumente afatgjatë (obligacione) dhe 49% nga transaksionet në instrumenta afatshkurtër (bono thesari).
Parë nga këndvështrimi i numrit të transaksioneve, 74.6% e të gjitha transaksioneve të tregut sekondar të titujve të Qeverisë jashtë Burse, i takojnë transaksioneve të kryera në bono thesari. Pjesëmarrja në tregun sekondar të titujve të Qeverisë jashtë Burse gjatë 2025 dominohet nga investitorët individualë, të cilët kryejnë 98% të të gjitha transaksioneve në këtë treg.
Bonot e thesarit janë instrumente financiare afatshkurtër me maturim 3, 6 dhe 12 mujor, ndërsa obligacionet janë instrumente me maturitet afatmesëm dhe afatgjatë. Vitin e kaluar u emetuan për herë të parë si testim tregu edhe obligacionet 20 vjeçare.
Për të investuar në bono thesari dhe obligacione, qytetarët mund të marrin pjesë në mënyrë direkte në ankandet e Bankës së Shqipërisë ose të investojnë në mënyrë indirekte përmes fondeve të investimeve, të pensioneve dhe institucioneve të tjera të autorizuara për investim në këto instrumente.
Vendimi i bordit, sa po shitet nafta në treg? - Tavani 203 lekë për litër, masa për operatorët që nuk e respektojnë
Tregu i shitjes më pakicë të naftës dhe benzinës në vend po operon brenda kufirit të çmimeve tavan të vendosura nga Bordi i Transparencës. Nga një vëzhgim i......
“Fitues në tenderë, ofertat më të larta” - KPP rrëzon vendimet, kursehen mbi 672 mln lekë nga buxheti
Gjatë vitit 2025, institucionet publike kanë vijuar të shpallin fitues në tenderë operatorë ekonomikë me oferta më të larta, duke rrezikuar rritje të kostove......
Rritet numri i ndërmarrjeve të huaja në Shqipëri/ Kryesojnë ato nga vendet e BE-së, me fokus në shërbime dhe tregti
Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, numri i ndërmarrjeve të huaja që operojnë në Shqipëri ka shënuar një rritje të lehtë duke reflektuar vazhdimësinë......
“Rritje e kufirit të pataksueshëm të pagave” - Eksportuesit: Të merren masa, euro dhe lufta po fundosin sektorin
Efektet e kursit të këmbimit si dhe situata në Lindjen e Mesme e kanë futur sektorin e veshjeve dhe këpucëve në një krizë të rëndë e cila po sjellë humbje të......
Shqipëria “tërheq” më pak BE, por më shumë rajon/ Ndërmarrjet e huaja në vend. Italia bie në numër, por jo në fuqi
Në vitin 2024, harta e kapitalit të huaj në Shqipëri shfaq një zhvendosje të dukshme të peshës nga vendet e Bashkimit Europian drejt Ballkanit Perëndimor dhe......
Skemë e re e pensioneve në Gjermani - Bundestagu voton duke “zhvlerësuar” sistemin jopopullor “Riester”
Parlamenti i Gjermanisë ka votuar për të zëvendësuar sistemin e pensioneve "Riester", me një model të ri kursimesh të mbështetur nga shteti. Sistemi aktual,......
“Monitorim i rreptë për çmimet e ushqimeve” - Ibrahimaj: Bordi i Transparencës, deri në rikthimin e çmimeve para krizës
Në një konferencë për mediat, Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, deklaroi se çmimi i naftës do të ketë një monitorim të vazhdueshëm dhe......
Shembje masive në Orikum: IKMT prish 18 objekte pa leje, i hapet rruga rikualifikimit të bregdetit Vlorë–Radhimë–Orikum
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit njofton se po kryen sot prishjen e 18 objekteve pa leje në zonën e Orikumit. Ndërhyrja i hap rrugën vijimit......


