Shqipëria Postuar më 27 Mars 2026, 11:02

Ibrahimaj: Bordi i Transparencës, deri në rikthimin e çmimeve në nivelin e parakrizës

Nga SCAN TV

Ibrahimaj: Bordi i Transparencës, deri në rikthimin e çmimeve

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, u shpreh gjatë një konferencë për mediat se Bordi i Transparencës do të qëndrojë derisa çmimet të rikthehen në nivelin e parakrizës, si rrjedhojë e ndryshimit në bursë. Ajo shtoi se çmimi i energjisë elektrike nuk do të ndryshojë, ndërsa në produktet e shportës nuk është shfaqur ende një rritje e konsiderueshme.

“Do ta mbajmë Bordin të ngritur derisa çmimet të stabilizohen në nivelet e parakrizës. Kjo është një garanci që ndryshe nga ç’ndodh në përgjithësi në momentet kur rriten çmimet, do të kujdesemi që çmimet e karburanteve të rikthehen, sigurisht nëse bursat do të rikthehen në nivelet e parakrizës sepse ne jemi vend importues i karburanteve.

Sa u përket ndërhyrjeve në suportin e shtresave në nevojë, karburantet në shportën e konsumit kanë një peshë prej 2% dhe bëhet fjalë për familje mesatare shqiptare, dhe jo për ato në shtresat në nevojë apo pensione. Kemi gjykuar që për pensionistët dhe shtresat në nevojë çmimi më i ndjeshëm është energjia elektrike dhe shporta bazë e ushqimeve. Nëse do të ketë nevojë për ndërhyrje, siç kemi bërë më parë, nuk ndryshuam çmimin e energjisë dhe ndërhymë në disa paketa mbështetëse për kategoritë në nevojë. Jemi duke monitoruar çmimet, fatmirësisht nuk ka pasur ende një ndikim domethënës në këto tregje, por do të vijojmë t’i ndjekim”, tha ministrja Ibrahimaj.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat