Rritet me 71 mijë numri i deklaratave në kanalin jeshil - Objektivi/ Ulen kostot dhe reduktohet koha e zhdoganimit për bizneset
Në tre vitet e ardhshme parashikohen më shumë lehtësi për bizneset importuese dhe eksportuese sa i takon kohës që shpenzojnë në procesimin e deklaratave doganore.
Qeveria programon që të rritet numri i deklaratave doganore të procesuara në kanalin jeshil, apo siç quhet ndryshe “pa kontroll doganor” , sa i takon importit të produkteve nga jashtë me mbi 46 mijë të tilla përgjatë viteve 2025- 2027. Konkretisht nga afro 126 mijë te procesura në 2024, ky numër synohet të arrijë në rreth 172 mijë në 2027.
Po ashtu synohet të rritet numri i deklaratave doganore të procesura në kanalin jeshil sa i takon eksportit të produkteve nga Shqipëria në tregjet ndërkombëtare me afro 25 mijë të tilla në tre vitet në vijim. Në 2024 parashikohen afro 61 mijë deklarata të procesura, ndërsa në 2027 ky numër arrin në 86 mijë.
Objektiv tjetër është shkurtimi i kohës mesatare për një zhdoganim, në mënyrë që bizneset ta kenë më të thjeshtë këtë procedurë.
Kanali jeshil mundëson disa përparësi për komunitetin e biznesit. Ndër to, më kryesorja është ulja e kostove dhe reduktimi i kohës që bizneset kalojnë në doganë, shmangia e çdo barriere administrative, si dhe shmangja e kontaktit fizik mes doganierit dhe biznesit. Përzgjedhja e biznesit për kanalin jeshil ose jo, ka të bëjë kryesisht me dokumentacionin dhe është automatike. Ky kanal u shërben të gjithë subjekteve që janë të sigurta sa i takon riskut.
Ndërsa në kanalin blu kalojnë ato subjekte të cilave u kërkohet të kontroll dokumentar, por që nuk janë në kategorinë e subjekteve me risk. Ndërsa në kanalin e kuq kalojnë ato subjekte me risk të lartë, ku rezulton të jetë një numër i vogël. Ky shërbim është bërë aktiv që në vitin 2015.
Sondazh

40.7 mln euro shtesë për hekurudhën Tiranë-Durrës - Kredia nga BERZH do përdoret për 8 stacionet dhe rritjen e kostove së materialeve
Qeveria do të marrë 40.7 mln euro kredi shtesë për projektin e hekurudhës Tiranë – Durrës dhe degëzimin e ri drejt aeroportit të Rinasit. Në kuvend ka......

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan e ka mbyllur javën pozitivisht duke u blerë sot me 93.8 lekë dhe duke u shitur me 95.3 lekë sipas kursit të këmbimit lokal në raport me......

“Armatë” prej 36 mijë punonjësish i shtohen bujqësisë - Prioritetet 3 vjeçare/ Eksportet “Made in Albania”, rritje me 40 mln euro në 2026
Zhvillimi i sektorit të bujqësisë dhe atij rural përmes mbështetjes së fermerëve, konsiderohet si prioritet përgjatë trevjeçarit 2025-2027. Qeveria ka......

Italia, përballë sfidave strukturore - Deficiti buxhetor dhe rritja e ulët kërcënojnë stabilitetin ekonomik
Italia është vendosur prej kohësh nën lupën e Komisionit Evropian, i cili kërkon që Roma të marrë masa për deficitin e madh buxhetor. Problemet strukturore......

Kuvendi miraton faljen e gjobave, votë pro 11 akteve, projektligjeve e projektvendimeve
Në orët e vona të mbrëmjes, në seancën parlamentare të kësaj jave, janë miratuar 11 aktet, projektligjet e projektvendimet të parashikuara në rendin e ditës.......

Gati strategjia për rritjen e eficencës së energjisë në ndërtesa/Nga grantet, të kreditë e buta, cilat janë skemat e financimit?
Eficenca e energjisë është fokusi i qeverisë ndërsa është publikuar për Konsultime Publike Strategjia Afatgjatë për Rinovimin e Stokut të Ndërtesave, e cila......

Banka Botërore: Eksportet europiane të teknologjisë së pastër janë në rrugën e 3-fishimit!
Eksportet e teknologjisë së energjisë së pastër të Europës Qendrore dhe Lindore (EQL) mund të trefishohen në vitet e ardhshme, nëse pjesa e tyre e tregut......

Euro bie në nivelin më të ulët të 2 viteve pas uljes së ashpër të normës së Fed!
Euro ra kundrejt dollarit amerikan në afërsi të nivelit më të ulët dyvjeçar prej mesit të 1.03, një nivel i arritur shkurtimisht në fund të nëntorit dhe më i......