40.7 mln euro shtesë për hekurudhën Tiranë-Durrës - Kredia nga BERZH do përdoret për 8 stacionet dhe rritjen e kostove së materialeve
Qeveria do të marrë 40.7 mln euro kredi shtesë për projektin e hekurudhës Tiranë – Durrës dhe degëzimin e ri drejt aeroportit të Rinasit. Në kuvend ka mbërritur marrëveshja e huasë me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, që aktualisht ka akorduar edhe një kredi tjetër për këtë projekt me vlerë 36.87 mln euro. Së bashku me kredinë e re, vlera e huasë që do të merret nga BERZH arrin në 77.57 mln euro.
Ndërkaq, sipas relacionit që shoqëron projektligjin në Kuvend, shtesa e huasë do të shërbejë për ndërtimin e tetë godinave të stacioneve hekurudhore dhe sistemimin e shesheve të jashtme përgjatë linjës ekzistuese Durrës-Tiranë dhe të linjës së re që do të ndërtohet për në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, me vlerë rreth 10.5 milionë euro. Po ashtu, do të bëhet financimi i shtesës se kontratës së punimeve, si pasojë e indeksimit të çmimeve të materialeve të ndërtimit, me vlerë rreth 29 milionë euro, si dhe financimi shtesë i kontratës së mbikëqyrësit të punimeve, me vlerë 1.2 milionë euro, si pasojë e zgjatjes në afat të kontratës ekzistuese dhe shtesës së kontratës së re për ndërtimin e godinave të stacioneve. Në dokument specifikohet se afati i zbatimit të projektit është data 31 gusht 2025.
Projekti fillestar për rehabilititmin e kësaj linje hekurudhore, përveç kredisë së BERZH bashkëfinancohet nga një grant i Kornizës së Investimeve të Ballkanit Perëndimor, në vlerën 35.44 mln euro dhe një granti të BERZH prej 1.1 mln euro. Ndërkaq, qeveria ka deklaruar se është në kërkim të financimit për elektrifikimin e saj, si dhe ndërtimin e segmentit që do të risjellë stacionin e trenit në Tiranë.
Sondazh

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan e ka mbyllur javën pozitivisht duke u blerë sot me 93.8 lekë dhe duke u shitur me 95.3 lekë sipas kursit të këmbimit lokal në raport me......

“Armatë” prej 36 mijë punonjësish i shtohen bujqësisë - Prioritetet 3 vjeçare/ Eksportet “Made in Albania”, rritje me 40 mln euro në 2026
Zhvillimi i sektorit të bujqësisë dhe atij rural përmes mbështetjes së fermerëve, konsiderohet si prioritet përgjatë trevjeçarit 2025-2027. Qeveria ka......

Italia, përballë sfidave strukturore - Deficiti buxhetor dhe rritja e ulët kërcënojnë stabilitetin ekonomik
Italia është vendosur prej kohësh nën lupën e Komisionit Evropian, i cili kërkon që Roma të marrë masa për deficitin e madh buxhetor. Problemet strukturore......

Kuvendi miraton faljen e gjobave, votë pro 11 akteve, projektligjeve e projektvendimeve
Në orët e vona të mbrëmjes, në seancën parlamentare të kësaj jave, janë miratuar 11 aktet, projektligjet e projektvendimet të parashikuara në rendin e ditës.......

Gati strategjia për rritjen e eficencës së energjisë në ndërtesa/Nga grantet, të kreditë e buta, cilat janë skemat e financimit?
Eficenca e energjisë është fokusi i qeverisë ndërsa është publikuar për Konsultime Publike Strategjia Afatgjatë për Rinovimin e Stokut të Ndërtesave, e cila......

Banka Botërore: Eksportet europiane të teknologjisë së pastër janë në rrugën e 3-fishimit!
Eksportet e teknologjisë së energjisë së pastër të Europës Qendrore dhe Lindore (EQL) mund të trefishohen në vitet e ardhshme, nëse pjesa e tyre e tregut......

Euro bie në nivelin më të ulët të 2 viteve pas uljes së ashpër të normës së Fed!
Euro ra kundrejt dollarit amerikan në afërsi të nivelit më të ulët dyvjeçar prej mesit të 1.03, një nivel i arritur shkurtimisht në fund të nëntorit dhe më i......

Gati krijimi i tregjeve të kapitalit në Kosovë - Vendimi i qeverisë synon të nxisë investimet dhe rritjen ekonomike afatgjatë
Qeveria e Kosovës ka miratuar zyrtarisht Koncept Dokumentin për themelimin e tregjeve të kapitalit, duke shënuar një hap transformues drejt ndërtimit të një......