Shqipëria Posted on 2024-12-20 10:41:00

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?

From Edel Strazimiri

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan e ka mbyllur javën pozitivisht duke u blerë sot me 93.8 lekë dhe duke u shitur me 95.3 lekë sipas kursit të këmbimit lokal në raport me ditën e djeshme.

Monedha europiane blihet sot me 98 lekë dhe shitet me 98.7 lekë duke mos pasur sërish lëvizje të ndjeshme as këtë fund jave.

Franga zvicerane e ka mbyllur këtë javë në kuota rritëse teksa është blerë sot me 104.5 lekë dhe është shitur me 105.7 lekë.

Paundi britanik ka regjistruar rënie këtë të premte duke u blerë sot me 117.6 lekë dhe duke u shitur me 119 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.

Poll

Poll

Live TV

Latest news
All news

Most visited