Europa Postuar më 20 Dhjetor 2024, 10:40

Italia, përballë sfidave strukturore - Deficiti buxhetor dhe rritja e ulët kërcënojnë stabilitetin ekonomik

Nga Kristi Ceta

Italia, përballë sfidave strukturore - Deficiti buxhetor dhe rritja e

Italia është vendosur prej kohësh nën lupën e Komisionit Evropian, i cili kërkon që Roma të marrë masa për deficitin e madh buxhetor. Problemet strukturore në ekonominë e Italisë po rishfaqen, duke kërcënuar rritjen dhe financat publike. Agjencia italiane e statistikave, ISTAT, parashikon se rritja për vitin 2024 do të jetë vetëm 0.5% në vend të 1% që është objektivi zyrtar i qeverisë.

Nëse vlerësimi i ISTAT-it konfirmohet, Italia do të jetë edhe një herë në listën e ekonomive me performancën më të keqe të eurozonës, duke i dhënë një goditje përpjekjeve të kryeministres Giorgia Meloni, raportoi Reuters.

Dobësi të tilla strukturore përfshijnë investime më të ulëta se ç'duhet në arsim, infrastrukturë dhe shërbime publike, burokraci të madhe, banka të ashpra ndaj rrezikut, një bursë të pazhvilluar dhe një sistem drejtësie joefikas. Të gjitha këto dobësi kanë mbetur të paadresuara për shumë vite.

Gjithashtu, një vëmendje e veçantë i kushtohet borxhit publik, i cili është i dyti më i madh në eurozonë si përqindje ndaj PBB-së pas atij të Greqisë. Kjo pritet të rritet në rreth 138% të Prodhimit të Brendshëm Bruto në vitin 2026 nga 135% vitin e kaluar.

Nëse rritja për vitin 2025 shkon shumë larg objektivit prej 1.2% të vendosur aktualisht nga qeveria italiane, gjë që shumë ekonomistë tani parashikojnë se do të ndodhë, atëherë ky borxh si përqindje e aktivitetit ekonomik pritet të rritet edhe më tej. Në një rast të tillë, investitorët mund të bëhen më hezitues për të blerë obligacione të qeverisë italiane, yield-et e të cilave tashmë lëvizin rreth 3.42%, sipas të dhënave të Bloomberg.

Në të njëjtën kohë, Komisionit Evropian kërkon që Roma të marrë masa për deficitin e madh buxhetor, si pasojë e të cilit qeveria italiane nuk ka mundësi të stimulojë rritjen me shpenzime të reja.

Për më tepër, besimi i biznesit është në nivelin më të ulët që nga viti 2021 dhe industritë po përballen me sfida të rëndësishme. Gjithashtu, sektori i shërbimeve, i cili kishte nxitur ekonominë këtë vit, tani ka filluar të tkurret.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat