Shqipëria Postuar më 19 Dhjetor 2024, 23:17

Kuvendi miraton faljen e gjobave, votë pro 11 akteve, projektligjeve e projektvendimeve

Nga SCAN TV

Kuvendi miraton faljen e gjobave, votë pro 11 akteve, projektligjeve e

Në orët e vona të mbrëmjes, në seancën parlamentare të kësaj jave, janë miratuar 11 aktet, projektligjet e projektvendimet të parashikuara në rendin e ditës. Në sallën e Parlamentit gjatë votimit të pranishëm kanë qenë 81 deputetë numër i mjaftueshëm për kalimin e këtyre akteve qoftë me shumicë të thjeshtë apo edhe me shumicë absolute.

Ndër aktet ligjore më kryesore të miratuara gjatë kësaj séance ishte edhe Projektligji “Për anulimin e masave administrative”, I njohur ndryshe si falja e gjobave për ndërtimet e paligjshme kryesisht në zonat rurale. 

 

Në vijim është lista e akteve ligjore që u miratuan:  

1. Akti normativ nr. 4, datë 27.11.2024 “Për një shtesë në ligjin nr. 29/2023 “Për tatimin mbi të ardhurat”, i ndryshuar

2. Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes kuadër të huas ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës për Zhvillim të Këshillit të Evropës për financimin e projektit “Laboratorët inteligjentë (Smart Labs) – digjitalizimi i sistemit arsimor shqiptar””

3. Projektligji “Për ratifikimin e Konventës për Njohjen dhe Ekzekutimin e Vendimeve Gjyqësore të Huaja në Çështjet Civile ose Tregtare”

4. Projektligji “Për ratifikimin e Konventës së Këshillit të Evropës për veprat penale që lidhen me pasurinë kulturore, bërë në Nikosia më 19.5.2017”

5. Projektligji “Për mbrojtjen e të dhënave personale”

6. Projektligji “Për organizimin dhe funksionimin e Forcës Rezerviste në Republikën e Shqipërisë”

7. Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.10 091, datë 5.3.2009, “Për auditimin ligjor, organizimin e profesionit të audituesit ligjor dhe të kontabilistit të miratuar””, i ndryshuar

8. Projektligji “Për anulimin e masave administrative”

12. Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 7975, datë 26.7.1995, “Për barnat narkotike dhe lëndët psikotrope”, i ndryshuar

9. Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”

10. Projektvendimi “Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin e Kuvendit nr. 92/2017 “Për miratimin e strukturës organizative, organikës dhe klasifikimit të pagave të personelit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit”, i ndryshuar

11. Projektvendimi “Për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Hartimin e Reformës “Pakti për fëmijët”

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat