Gati krijimi i tregjeve të kapitalit në Kosovë - Vendimi i qeverisë synon të nxisë investimet dhe rritjen ekonomike afatgjatë
Qeveria e Kosovës ka miratuar zyrtarisht Koncept Dokumentin për themelimin e tregjeve të kapitalit, duke shënuar një hap transformues drejt ndërtimit të një sistemi financiar të gjallë që do të nxisë investimet, inovacionet dhe rritjen ekonomike afatgjatë.
Qëllimi i Koncept Dokumentit është t'i paraqesë qeverisë opsione të zgjedhura, duke nxitur diskutime mbi avantazhet dhe disavantazhet e krjimit të tregjeve të kapitalit dhe instrumenteve shoqëruese. Duke shërbyer si referencë informative, dokumenti synon të nisë procesin e hartimit të kuadrit ligjor dhe rregullator.
Tregjet e kapitalit mund të luajnë një rol thelbësor në nxitjen e rritjes ekonomike dhe punësimit, duke mundësuar derdhjen e fondeve të sektorit privat nga investitorët institucionalë dhe privatë në projekte afatgjata, novatore dhe më të rrezikshme që mund të mos financohen lehtësisht nga bankat tradicionale. Për më tepër, këto tregje kontribuojnë në stabilitetin financiar duke zbutur efektet e dëmshme të cikleve të kredisë bankare.
Duke vepruar si një alternativë konkurruese, ato i nxisin bankat që të rritin efektshmërinë, të ulin kostot e financimit dhe të zgjerojnë kreditimin në të gjithë sektorët kryesorë strategjikë, duke përfshirë korporatat, ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, infrastrukturën, strehimin dhe ndryshimet klimatike.
Aktualisht, Kosovës i mungon një kornizë rregullatore për tregjet e saj të kapitalit. Qasja e propozuar është miratimi i një kuadri rregullator të harmonizuar me rregullat e BE-së dhe i përshtatur sipas nivelit aktual të zhvillimit të tregut të kapitalit në vend.
Kjo arritje e rëndësishme është rezultat i një partneriteti të ngushtë ndërmjet Qeverisë së Kosovës, Bankës Qendrore dhe Aktivitetit të Promovimit të Investimeve dhe Qasjes në Financa të USAID-it, i cili luajti një rol kyç në zhvillimin e këtij dokumenti themelor.
Sondazh

Çfarë po ndodh me mandarinat “Made in Albania”? - AKU bllokoi 3 dërgesat e eksportit. Qytetarët: Do të konsumojmë më pak!
Këtë vit, situata për mandarinat shqiptare është e trazuar. Tre ngarkesa të eksportuara jashtë vendit janë kthyer mbrapsht për shkak të mbetjeve të......

Vihen nën monitorim të posaçëm çmimet e produkteve të shportës nga data 1 dhjetor deri më 15 janar!
Autoriteti i Konkurrencës njofton se, në kuadër të angazhimit për mbrojtjen e konkurrencës dhe interesave të konsumatorëve, po ndërmerr të gjitha hapat e......

Fed ul normën e interesit me 0.25% - Reduktimi i tretë radhazi për të përballuar politikat tarifore të Trump
Rezerva Federale e SHBA uli normat e interesit me 25 pikë bazë, ulja e tretë radhazi e normës në këtë cikël lehtësimi, teksa po përgatitet për pasigurinë që......

Rishikimi i buxhetit vendos fondin për pensionistët - Muço: Duhet indeksim në bazë të inflacionit të shportës
Qeveria pritet që së shpejti të rishikojë buxhetin për vitin 2024, ku për shkak të perfomancës së mirë në të ardhura, do të rialokohen fondet, duke krijuar......

Unaza e Madhe, punime 24 orë - Balluku: I qëndrojmë objektivit për ta dorëzuar brenda vitit
Punimet në lotin I të Unazës së Madhe të Tiranës po shkojnë drejt mbylljes. Gjatë inspektimit, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku e......

Zgjerimi i BE-së “godet” disa vende anëtare - Pranimi i shteteve të reja redukton fondet për rajonet më pak të zhvilluara
Një zgjerim i mundshëm i BE-së në nëntë shtete të reja anëtare mund të sjellë ndryshime të rëndësishme në buxhetin e bllokut. Një studim i ri nga Bruegel......

Shqipëria, destinacioni i preferuar i 2.9 milionë turistëve/ Në 10 muaj, mirëpritëm 38% më shumë se një vit më parë
Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, gjatë periudhës Janar-Tetor 2024, Shqipëria ka mirëpritur afro 2.9 milionë vizitorë, nga të cilët 2.01 milionë......

Zyrtarisht Kosova ka 1,602,515 banorë rezidentë - Kurti: Të dhëna të sakta. Do të përdoren për zhvillimin dhe ndërtimin e vendit
Agjencia e Statistikave të Kosovës, ka publikuar rezultatet e para përfundimtare të regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe të banesave. Gjatë......