Vihen nën monitorim të posaçëm çmimet e produkteve të shportës nga data 1 dhjetor deri më 15 janar!
Autoriteti i Konkurrencës njofton se, në kuadër të angazhimit për mbrojtjen e konkurrencës dhe interesave të konsumatorëve, po ndërmerr të gjitha hapat e nevojshëm duke vënë nën monitorim të menjëhershëm në terren çmimet e produkteve të shportës ushqimore gjatë periudhës së festave të fund vitit, me qëllim evidentimin, parandalimin dhe penalizimin e atyre ndërmarrjeve tregtare të cilat abuzojnë me çmimet në shkelje të ligjit nr. 9121/2003 “Për mbrojtjen e Konkurrencës”.
Autoriteti i Konkurrencës siguron qytetarët se do të identifikojë dhe ndëshkojë çdo fenomen të mundshëm të ngritjes artificiale të çmimeve që mund të shkaktohet nga praktikat jo të drejta të konkurrencës.
Ligji nr. 9121/2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës” ndalon të gjitha marrëveshjet të cilat kanë si objekt ose si pasojë pengimin, kufizimin ose shtrembërimin e konkurrencës në treg, veçanërisht marrëveshjet që caktojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, çmimet e blerjes ose të shitjes, apo çdo kusht tjetër tregtimi.
Sjellim në vëmendje të rrjeteve të ndërmarrjeve tregtare se, shkelja e ligjit 9121/2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës” përbën kundërvajtje administrative dhe sanksionohet me gjobë, në masën deri në 10 për qind të xhiros së vitit financiar paraardhës të ndërmarrjeve të përfshira në marrëveshje të paligjshme.
Sondazh

Fed ul normën e interesit me 0.25% - Reduktimi i tretë radhazi për të përballuar politikat tarifore të Trump
Rezerva Federale e SHBA uli normat e interesit me 25 pikë bazë, ulja e tretë radhazi e normës në këtë cikël lehtësimi, teksa po përgatitet për pasigurinë që......

Rishikimi i buxhetit vendos fondin për pensionistët - Muço: Duhet indeksim në bazë të inflacionit të shportës
Qeveria pritet që së shpejti të rishikojë buxhetin për vitin 2024, ku për shkak të perfomancës së mirë në të ardhura, do të rialokohen fondet, duke krijuar......

Unaza e Madhe, punime 24 orë - Balluku: I qëndrojmë objektivit për ta dorëzuar brenda vitit
Punimet në lotin I të Unazës së Madhe të Tiranës po shkojnë drejt mbylljes. Gjatë inspektimit, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku e......

Zgjerimi i BE-së “godet” disa vende anëtare - Pranimi i shteteve të reja redukton fondet për rajonet më pak të zhvilluara
Një zgjerim i mundshëm i BE-së në nëntë shtete të reja anëtare mund të sjellë ndryshime të rëndësishme në buxhetin e bllokut. Një studim i ri nga Bruegel......

Shqipëria, destinacioni i preferuar i 2.9 milionë turistëve/ Në 10 muaj, mirëpritëm 38% më shumë se një vit më parë
Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, gjatë periudhës Janar-Tetor 2024, Shqipëria ka mirëpritur afro 2.9 milionë vizitorë, nga të cilët 2.01 milionë......

Zyrtarisht Kosova ka 1,602,515 banorë rezidentë - Kurti: Të dhëna të sakta. Do të përdoren për zhvillimin dhe ndërtimin e vendit
Agjencia e Statistikave të Kosovës, ka publikuar rezultatet e para përfundimtare të regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe të banesave. Gjatë......

BSH do të blejë më shumë valutë në treg - Deri në 350 mln euro në 2025. Synohet stabilizimi i kursit të këmbimit
Banka e Shqipërisë pritet të blejë përmes ankandeve 270-350 milionë euro gjatë vitit 2025. Në krahasim me vitin aktual, nga tregu do të tërhiqen 20 milionë......

Kalojnë në llogaritë e profesionistëve të lirë 5.8 mln euro - Kthehen këstet e parapaguara të tatim-fitimit. Përfitojnë 7157 subjekte
Administrata tatimore ka finalizuar procesin e kthimit të pagesave të kësteve paraprake të Tatimit mbi Fitimin e Thjeshtuar, apo Tatimin mbi Fitimin për 7157......