Çfarë po ndodh me mandarinat “Made in Albania”? - AKU bllokoi 3 dërgesat e eksportit. Qytetarët: Do të konsumojmë më pak!
Këtë vit, situata për mandarinat shqiptare është e trazuar. Tre ngarkesa të eksportuara jashtë vendit janë kthyer mbrapsht për shkak të mbetjeve të pesticideve mbi normat e lejuara. Dy prej tyre janë rikthyer në vendin e origjinës, njëra prej të cilave tashmë është asgjësuar nga fermerët e fshatrave Gorican të Beratit dhe Mursi të Vlorës, ndërsa ngarkesa e tretë është bllokuar në një subjekt grumbullues në Fier.”
Pavarësisht kësaj situate, në tregjet e vendit, konsumatorët vazhdojnë të blejnë mandarina, duke besuar në freskinë dhe cilësinë e prodhimit vendas.
“I shikojmë, i provojmë, të mira nga duken. Do fillojmë të konsumojmë më pak, por nuk i shmangemi dot sepse atë kemi në treg.” “Ka shumë mandarina, por pesticide ka kudo.” “Kemi marrë shumë, por pas dëgjuam për pesticidet nuk do marrim më.” Shprehn disa qytetarë teksa u pyetën për konsumin e mandarinave."
Ministria e Bujqësisë, me anë të një njoftimi në faqen e saj, lajmëron se Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka ndërmarrë masa të menjëhershme për të mbrojtur konsumatorin vendas.
“Drejtoria e Përgjithshme e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit ka marrë masa të menjëhershme duke ngritur grupe pune për analizimin dhe vlerësimin e situatës, si dhe për koordinimin dhe ndjekjen e veprimeve proceduriale në secilën hallkë të zbatimit të kontrollit zyrtar të rastit."
Siguria ushqimore është një sfidë e përbashkët. Gjejmë rastin të tërheqim vëmendjen e çdo fermeri dhe prodhuesi shqiptar që të përmbushin detyrimet ligjore, si dhe të respektojnë praktikat e mira të punës në gjithë zinxhirin e prodhimit në fermë, duke përdorur vetëm produkte të lejuara, nën mbikëqyrjen e profesionistëve dhe respektimin e kohës së karencës, për të garantuar prodhim vendas të sigurt për konsumatorin shqiptar dhe tregjet ndërkombëtare.”
Eksportet e fruta-perimeve kanë pasur një rritje në sasi në krahasim me vitin e kaluar. Sipas Ministrisë së Bujqësisë, deri më tani janë eksportuar rreth 259.2 mijë.
Sondazh

Vihen nën monitorim të posaçëm çmimet e produkteve të shportës nga data 1 dhjetor deri më 15 janar!
Autoriteti i Konkurrencës njofton se, në kuadër të angazhimit për mbrojtjen e konkurrencës dhe interesave të konsumatorëve, po ndërmerr të gjitha hapat e......

Fed ul normën e interesit me 0.25% - Reduktimi i tretë radhazi për të përballuar politikat tarifore të Trump
Rezerva Federale e SHBA uli normat e interesit me 25 pikë bazë, ulja e tretë radhazi e normës në këtë cikël lehtësimi, teksa po përgatitet për pasigurinë që......

Rishikimi i buxhetit vendos fondin për pensionistët - Muço: Duhet indeksim në bazë të inflacionit të shportës
Qeveria pritet që së shpejti të rishikojë buxhetin për vitin 2024, ku për shkak të perfomancës së mirë në të ardhura, do të rialokohen fondet, duke krijuar......

Unaza e Madhe, punime 24 orë - Balluku: I qëndrojmë objektivit për ta dorëzuar brenda vitit
Punimet në lotin I të Unazës së Madhe të Tiranës po shkojnë drejt mbylljes. Gjatë inspektimit, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku e......

Zgjerimi i BE-së “godet” disa vende anëtare - Pranimi i shteteve të reja redukton fondet për rajonet më pak të zhvilluara
Një zgjerim i mundshëm i BE-së në nëntë shtete të reja anëtare mund të sjellë ndryshime të rëndësishme në buxhetin e bllokut. Një studim i ri nga Bruegel......

Shqipëria, destinacioni i preferuar i 2.9 milionë turistëve/ Në 10 muaj, mirëpritëm 38% më shumë se një vit më parë
Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, gjatë periudhës Janar-Tetor 2024, Shqipëria ka mirëpritur afro 2.9 milionë vizitorë, nga të cilët 2.01 milionë......

Zyrtarisht Kosova ka 1,602,515 banorë rezidentë - Kurti: Të dhëna të sakta. Do të përdoren për zhvillimin dhe ndërtimin e vendit
Agjencia e Statistikave të Kosovës, ka publikuar rezultatet e para përfundimtare të regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe të banesave. Gjatë......

BSH do të blejë më shumë valutë në treg - Deri në 350 mln euro në 2025. Synohet stabilizimi i kursit të këmbimit
Banka e Shqipërisë pritet të blejë përmes ankandeve 270-350 milionë euro gjatë vitit 2025. Në krahasim me vitin aktual, nga tregu do të tërhiqen 20 milionë......