Shqipëria Postuar më 19 Dhjetor 2024, 12:59

Rishikimi i buxhetit vendos fondin për pensionistët - Muço: Duhet indeksim në bazë të inflacionit të shportës

Nga Elisabeta Dosku

Rishikimi i buxhetit vendos fondin për pensionistët - Muço:

Qeveria pritet që së shpejti të rishikojë buxhetin për vitin 2024, ku për shkak të perfomancës së mirë në të ardhura, do të rialokohen fondet, duke krijuar edhe një “xhep” të veçantë për bonusin e pranverës për pensionistët.

Në një intervistë për SCAN, eksperti i ekonomisë, Klodian Muço, shprehet se përpos bonusit, pensionistët kanë nevojë për indeksim real të pensioneve.

“Nuk është zgjidhje bonusi, pensionistët kanë nevojë për rritje, indeksim të ndjeshme që marrin në konsideratë shportën e konsumit dhe jo inflacionin e përgjithshëm”.

Nga ana tjetër ai thekson se rialokimet e fondeve duhet të përqendrohen në sektorë që nuk janë trajtuar sa duhet gjatë këtij viti.

“Sektorët që kanë vuajtur më shumë gjatë 2024, janë bujqësia dhe industria dhe fokusi duhet të ishin këto sektorët. Po ashtu edhe shëndetësia. Këto para duhet të shkojnë në këtë drejtim dhe të përmirësoheshin shërbimet në spitale” .

Tashmë është bërë e përvitshme që në bazë të perfomancës së ekonomisë, qeveria rishikon buxhetin në mbyllje të vitit, duke  u fokusuar kryesisht në rialokimin e fonde në projekte me ecuri më të mirë.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat