“Armatë” prej 36 mijë punonjësish i shtohen bujqësisë - Prioritetet 3 vjeçare/ Eksportet “Made in Albania”, rritje me 40 mln euro në 2026
Zhvillimi i sektorit të bujqësisë dhe atij rural përmes mbështetjes së fermerëve, konsiderohet si prioritet përgjatë trevjeçarit 2025-2027. Qeveria ka miratuar buxhetin afatmesmen për këtë periudhë, ku theksohet se synimi sa i takon sektorit të bujqësisë është përmirësimi i performancës ekonomike dhe kushteve të jetesës së fermerëve, si dhe përgatitja e këtij sektori për anëtarësimin në BE.
Pavarësisht se po përballemi me shpopullim të fshatrave, qeveria parashikon që përmes mbështetjes së dhënë, përgjatë vitit 2026 në raport me vitin 2025, bujqësisë shqiptare t’i shtohet një “armatë” punonjësish prej 36 mijë të tillë. Konkretisht parashikohet që numri i të punësuarve në fshat të kapërcejë nga rreth 459 mijë të punësuar në 2025-ës, në rreth 495 mijë në vitin 2026.
Po ashtu, një ambicie tjetër është rritja e nivelit të eksporteve të produkteve bujqësore “Made in Albania” dhe agropërpunimit. Përgjatë 2025 synohet që eksportet të arrijnë një vlerë prej 55.8 miliardë lekë, ndërsa në 2026 shifra synohet në 59.7 miliardë lekë, me një rritje prej 3.9 miliardë lekë.
Nga ana tjetër parashikohet të shtohet numri i fermerëve përfitues nga skema e subvencioneve në bujqësi në 14 mijë në vitin 2027 dhe 33 mijë nga skema e naftës, parashikohet gjithashtu rritje e numrit të certifikimeve dhe testimeve të farave dhe fidanëve që hidhen në treg për të siguruar inpute cilësore për bujqësinë në tregun shqiptar.
Buxheti total për Ministrinë e Bujqësisë për tre vitet në vijim parashikohet me rritje të lehtë progresive, ku në 2027 do të jetët vlera maksimale prej 15.9 miliardë lekësh.
Sondazh

Italia, përballë sfidave strukturore - Deficiti buxhetor dhe rritja e ulët kërcënojnë stabilitetin ekonomik
Italia është vendosur prej kohësh nën lupën e Komisionit Evropian, i cili kërkon që Roma të marrë masa për deficitin e madh buxhetor. Problemet strukturore......

Kuvendi miraton faljen e gjobave, votë pro 11 akteve, projektligjeve e projektvendimeve
Në orët e vona të mbrëmjes, në seancën parlamentare të kësaj jave, janë miratuar 11 aktet, projektligjet e projektvendimet të parashikuara në rendin e ditës.......

Gati strategjia për rritjen e eficencës së energjisë në ndërtesa/Nga grantet, të kreditë e buta, cilat janë skemat e financimit?
Eficenca e energjisë është fokusi i qeverisë ndërsa është publikuar për Konsultime Publike Strategjia Afatgjatë për Rinovimin e Stokut të Ndërtesave, e cila......

Banka Botërore: Eksportet europiane të teknologjisë së pastër janë në rrugën e 3-fishimit!
Eksportet e teknologjisë së energjisë së pastër të Europës Qendrore dhe Lindore (EQL) mund të trefishohen në vitet e ardhshme, nëse pjesa e tyre e tregut......

Euro bie në nivelin më të ulët të 2 viteve pas uljes së ashpër të normës së Fed!
Euro ra kundrejt dollarit amerikan në afërsi të nivelit më të ulët dyvjeçar prej mesit të 1.03, një nivel i arritur shkurtimisht në fund të nëntorit dhe më i......

Gati krijimi i tregjeve të kapitalit në Kosovë - Vendimi i qeverisë synon të nxisë investimet dhe rritjen ekonomike afatgjatë
Qeveria e Kosovës ka miratuar zyrtarisht Koncept Dokumentin për themelimin e tregjeve të kapitalit, duke shënuar një hap transformues drejt ndërtimit të një......

Çfarë po ndodh me mandarinat “Made in Albania”? - AKU bllokoi 3 dërgesat e eksportit. Qytetarët: Do të konsumojmë më pak!
Këtë vit, situata për mandarinat shqiptare është e trazuar. Tre ngarkesa të eksportuara jashtë vendit janë kthyer mbrapsht për shkak të mbetjeve të......

Vihen nën monitorim të posaçëm çmimet e produkteve të shportës nga data 1 dhjetor deri më 15 janar!
Autoriteti i Konkurrencës njofton se, në kuadër të angazhimit për mbrojtjen e konkurrencës dhe interesave të konsumatorëve, po ndërmerr të gjitha hapat e......