Shqipëria Postuar më 14 Janar 2026, 14:50

Njoftim i rëndësishëm për qarkullimin/ ARRSH: Aksi Qafë Thore-Theth është bllokuar plotësisht!

Nga SCAN TV

Njoftim i rëndësishëm për qarkullimin/ ARRSH: Aksi Qafë

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se si pasojë e rënies së ortekëve në zonën pranë tuneleve panoramike, rreth km 5.5 të aksit Qafë Thore-Theth, rruga është bllokuar plotësisht.

ARRSH informon se për arsye sigurie, qarkullimi do të qëndrojë i mbyllur për të gjitha automjetet, përfshirë edhe mjetet borëpastruese, pasi zona paraqet rrezik të lartë për kalim.

Sipas njoftimit në afërsi të zonës së rrezikuar, po punohet për largimin e ortekëve të vegjël dhe për zgjerimin e pjesës kaluese, si punë përgatitore për ndërhyrjen në zonën e bllokuar.

ARRSH u bën thirrje drejtuesve të mjeteve të respektojnë sinjalistikën, të shmangin këtë aks dhe të ndjekin njoftimet zyrtare për përditësime të mëtejshme

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat