Analiza Postuar më 14 Janar 2026, 11:46

Shqipëria, mes vendeve me rritje të vazhdueshme të qirave/ Të dhënat e Eurostat tregojnë shtrenjtim prej 6.6% përgjatë vitit 2025

Nga Scan TV

Shqipëria, mes vendeve me rritje të vazhdueshme të qirave/

Të dhënat më të fundit nga Eurostat tregojnë se gjatë vitit 2025, qiratë reale të banesave në Shqipëri kanë shënuar një rritje të vazhdueshme, duke reflektuar presion të shtuar mbi koston e jetesës për familjet shqiptare. Sipas Indeksit të Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit (HICP), që mat qiratë aktuale të banesave duke marrë si përiudhë bazë vitin 2015-të, Shqipëria ka ndjekur një trajektore të qartë rritëse gjatë gjithë vitit.

Në janar të vitit 2025, indeksi i qirave për Shqipërinë ishte 115.56, ndërsa në nëntor arriti në 123.20. Kjo përkthehet në një rritje prej rreth 6.6% brenda një viti, pa asnjë muaj me rënie apo stabilizim real. Rritja ka qenë graduale, por konstante, çka tregon se shtrenjtimi i qirave nuk është episodik, por pjesë e një tendence strukturore.

Nga mesi i vitit, veçanërisht pas qershorit, ritmi i rritjes bëhet më i dukshëm. Në qershor, indeksi kalon pragun 120 pikë, ndërsa në muajt pasues vijon të rritet deri në fund të vitit. Ky zhvillim sugjeron se kërkesa për banesa me qira ka mbetur e lartë, ndërkohë që oferta nuk ka arritur ta balancojë tregun.

Në krahasim me vendet e Bashkimit Europian, Shqipëria regjistron një rritje më të shpejtë se mesatarja e BE-së, edhe pse nivelet absolute të indeksit mbeten më të ulëta se në disa vende të Europës Qendrore dhe Lindore, si Hungaria apo Serbia.

Të dhënat e Eurostat tregojnë gjithashtu se Shqipëria ndodhet në një grup vendesh të Ballkanit Perëndimor ku qiratë janë në rritje të qëndrueshme, ndonëse jo ekstreme si në rastin e Turqisë. 

Edhe nëse i referohemi shifrave të Instat, vemë re se përgjatë muajve të fundit grupi ku përfshihen qiratë ka patur kontributin dhe rritjen më të lartë të çmimeve.

Live TV

Të fundit
Shqipëria 4 Mars Edel Strazimiri

Doganat bllokojnë 920 pajisje elektronike

Në vijim të kontrolleve të vazhdueshme për respektimin e ligjshmërisë, Dega Doganore Rinas njofton se  ka bllokuar 920 pajisje elektronike "Apple" dhe......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 4 Mars Edel Strazimiri

Doganat bllokojnë 920 pajisje elektronike

Në vijim të kontrolleve të vazhdueshme për respektimin e ligjshmërisë, Dega Doganore Rinas njofton se  ka bllokuar 920 pajisje elektronike "Apple" dhe......