Malaj inspekton skanerin e Portit të Durrësit: Reduktim i ndjeshëm i kohës së pritjes për operatorët ekonomikë
Ministri i Financave, Petrit Malaj, së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të Doganave, Genti Gazheli, zhvilluan një vizitë inspektuese pranë skanerit të Portit të Durrësit, ku gjatë tre muajve të fundit është shënuar një ulje e ndjeshme e numrit të skanimeve. Ky zhvillim ka sjellë lehtësim të dukshëm të procesit për operatorët ekonomikë dhe është mirëpritur nga shoqëritë e transportit, të cilat kanë vlerësuar reduktimin e kohës së pritjes dhe trajtimin më efikas të fluksit.
Agron Jaku, Drejtor i Përgjithshëm i S2 Albania, u shpreh: “Masat shtesë e kanë lehtësuar dhe përshpejtuar procesin e transportit si për turizmin, ashtu edhe për mjetet e tjera. Aktualisht kemi rreth 200 skanime në ditë dhe i gjithë procesi, nga hyrja në dalje, zgjat vetëm 3 minuta.”
Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Genti Gazheli, theksoi: “Rritja e volumeve të mallrave ka sjellë edhe rritje të ritmit të zhdoganimeve. Në çdo vit, Porti i Durrësit përpunon rreth 15% të volumit total të import–eksporteve, duke qenë pika më e rëndësishme kufitare në këtë drejtim. Kemi arritur të ulim kohën e përpunimit dhe qëndrimit në port, si dhe të reduktojmë me mbi 10% kohën e skanimit për subjektet që e përdorin si pikë hyrëse dhe dalëse.”
Nga ana e tij, Ministri i Financave, Petrit Malaj, u shpreh: “Këto janë masa të domosdoshme, që shkojnë drejt modernizimit të administratës doganore dhe përputhjes së proceseve të punës me standardet e Bashkimit Europian. Një doganë e shpejtë, transparente dhe e besueshme është thelbësore për të arritur objektivat tona dhe për t’u afruar më shpejt me standardet e BE-së.”
Ky përmirësim është rezultat i marrëveshjes së firmosur në muajin prill, në prani të Kryeministrit Edi Rama, e cila garanton një qasje të koordinuar mes Doganës dhe Policisë së Shtetit, me kontrolle të targetuara vetëm mbi bazën e riskut. Në kuadër të këtij bashkëpunimi, po punohet për të reduktuar edhe më tej numrin e skanimeve, duke siguruar balancën e duhur mes sigurisë dhe lehtësive për biznesin.

Shqipëria modernizon infrastrukturën ushtarake - Forcat e Armatosura, me kampus të ri sipas standardeve të NATO-s
Akademia e Forcave të Armatosura do të ketë tashmë një kampus të ri, i cili do të ofrojë hapësira moderne për studim, stërvitje, fjetje, sport dhe të......

Rihapet gara për Milot-Balldre - Kontrata e koncesionit 365 mln euro, punimet duhet të mbyllen 30 muaj nga nënshkrimi
Pas anulimit të pak javëve më parë, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka rihapur garën koncesionare për aksin rrugor Milot – Balldre. Procedura......

Kreditë me probleme, “në rënie të lirë” - BSH: Regjistrohen 4.01% në qershor, niveli më i ulët që prej 2008
Kreditë me probleme në banka i janë rikthyer rënies në muajin qershor. Të dhënat më të fundit nga Banka e Shqipërisë tregojnë se norma e kredive me probleme......

Si do të transformohet rruga Shirokë-Shkodër? - Detajet/ Projekti prej 3.8 milionë euro parashikon parkun “Buna 2”
Së shpejti do të nisë faza e dytë e rikualifikimit të zonës turistike të rrugës Shirokë-Shkodër. Në Agjencinë e Prokurimit Publik është shpallur tenderin me......

Infrastruktura bankare, sa ATM ka Shqipëria për frymë? Transformimi i sistemit të pagesave në vend dhe krahasimi me rajonin e Europën
Në vitin 2024, numri i përgjithshëm i bankomateve (ATM) në Shqipëri vlerësohet të ketë qenë 1,011 dhe në tremujorin e parë të vitit 2025 kjo shifër është......

Deri në 13 mijë euro gjobë për abuzimet me gjuetinë - Ndryshon ligji, subjektet private të drejtë për të marrë me qira zona për gjueti
Qeveria ka ndryshuar me “themel” ligjin për gjuetinë në Shqipëri, duke përcaktuar kushte dhe kritere të reja, baze të qartë dhe transparente, që rregullon......

A sigurohen shqiptarët kur udhëtojnë jashtë? - AMF: Vetëm 0.1% e shtetasve mendojnë për jetën dhe shëndetin në një vend tjetër
Ky vit nuk ka shënuar rekord vetëm për hyrjen e shtetasve të huaj në Shqipëri, por edhe për daljen e shqiptarëve jashtë vendit. Qoftë për pushime, punë ose......

Çmimet e vajit të ullirit, drejt rënies? - Prodhuesi më i madh në botë, optimist pas krizës së industrisë
Kompania spanjolle Deoleo, prodhuesi më i madh në botë i vajit të ullirit, thotë se të korrat e bollshme dhe përmirësimi i ndjenjës së tregut tregojnë se......