Çmimet e vajit të ullirit, drejt rënies? - Prodhuesi më i madh në botë, optimist pas krizës së industrisë
Kompania spanjolle Deoleo, prodhuesi më i madh në botë i vajit të ullirit, thotë se të korrat e bollshme dhe përmirësimi i ndjenjës së tregut tregojnë se industria po rikuperohet nga një prej periudhave më të vështira në historinë e saj.
Një prodhim i bollshëm i ullinjve, veçanërisht në Spanjë, ka ndihmuar në rikthimin e besimit në sektor dhe ka çuar në rënien e ndjeshme të çmimeve për vajin e ullirit në supermarket. Kjo situatë vjen pas dy sezoneve të njëpasnjëshme me prodhim të dobët, që shkaktuan një periudhë të jashtëzakonshme trazirash në të gjithë zinxhirin e furnizimit.
Një "stuhi perfekte" e motit ekstrem të shkaktuar nga ndryshimet klimatike, normave të larta të interesit dhe inflacionit të fortë çoi në një rritje marramendëse të çmimeve të vajit vitin e kaluar, një zhvillim që befasoi konsumatorët dhe ekspertët e industrisë.
Megjithatë, burimet zyrtare të kompanisë Deoleo shpjegojnë se tani po ndodh një “ndryshim i madh”. “Ajo që dikur ishte një nga periudhat më sfiduese në historinë tonë, e shënuar nga mungesa e lëndëve të para, luhatje të forta çmimesh dhe rënie të konsumit, tani po i lë vend një tregu më të qëndrueshëm dhe premtues,” thonë ata.
Deoleo pret që një ambient me çmime më të kontrolluara për lëndët e para të vazhdojë edhe gjatë gjysmës së dytë të vitit 2025. “Rritja e ndjeshme e prodhimit të vajit të ullirit, veçanërisht në Spanjë, tashmë po sjell një furnizim më të qëndrueshëm dhe kjo ka ndikim të drejtpërdrejtë në çmimet,” shtojnë burimet.
Shumica e prodhimit global të vajit të ullirit vjen nga vendet e Mesdheut, me shtete si Spanja, Italia dhe Greqia që janë ndër prodhuesit më të mëdhenj në botë. Spanja, në veçanti, është prodhuesi më i madh në Bashkimin Evropian dhe një pikë referimi globale për çmimet në këtë sektor.
Sipas Ministrisë së Bujqësisë, Peshkimit dhe Ushqimit të Spanjës, vendi prodhoi 1.41 milionë tonë vaj ulliri gjatë sezonit bujqësor 2024/2025. Kjo sasi, ndonëse pak më e ulët se sa ishte parashikuar, përfaqëson një rritje prej rreth 65% krahasuar me 855,600 tonë një vit më parë.
Deoleo theksoi se të korrat rekord në Spanjë kanë shkaktuar një rënie prej 50% të çmimeve të lëndëve të para, ka nxitur kërkesën dhe i ka mundësuar kompanisë të ulë çmimet e vajit të ullirit në raftet e dyqaneve.

Temperaturat ekstreme rikthejnë zjarret në vend: 38 vatra në 24 orët e fundit, 14 ende aktive!
Drejtoria e Përgjithshme e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin bëri të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar gjithsej 38 vatra zjarri në territorin......

Kina nuk ndikohet nga tarifat e Trump - Eksportet kineze u rritën me mbi 7%, pavarësisht barrierave tregtare
Kina nuk e vuan presionin tarifor tw administratws Trump. Në muajin korrik, eksportet kineze u rritën me 7.2 përqind nga viti në vit, duke tejkaluar......

Efekti i "Ishullit të Nxehtësisë" - A do të bëhen qytetet evropiane të pabanueshme?
Vera e vitit 2025 është shënuar sërish nga disa valë të njëpasnjëshme nxehtësie, të cilat kanë përfshirë pjesë të mëdha të Evropës. Askund efektet e këtij......

Greqia, energjia e rinovueshme “shpërdorohet” - Rreth 10% e prodhimit nga burimet e gjelbra mbeti jashtë rrjetit
Një përqindje gjithnjë në rritje e prodhimit të energjisë nga burimet e rinovueshme po shpërdorohet në Greqi, veçanërisht në periudha me kërkesë të ulët. Kjo......

Nvidia dhe AMD ia “dorëzojnë” fitimet Trump - 15% e të ardhurave nga shitjet e çipeve në Kinë shkon për qeverinë e SHBA-së
Nvidia dhe AMD kanë rënë dakord t’i japin qeverisë së Shteteve të Bashkuara 15% të të ardhurave nga shitjet në Kinë të çipeve të avancuara kompjuterike, si......

“Mbushen” fuçitë e verës në Francë - Prodhimi rikthehet në rritje pas një viti të vështirë
Prodhimi i verës në Francë pritet të rikthehet me rritje prej të paktën 10% këtë vit, pas një niveli të ulët në vitin 2024 për shkak të kushteve të......

Bypass-i i Tiranës, shpallet fituesi për fazën II - Oferta 2.27 mld lekë për segmentin synon lidhjen e dy autostradave pa hyrë në kryeqytet
Me një ofertë prej 2.27 mld lekë, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka shpallur kompaninë fituese që do të ndërtojë një nga segmentet e bypass-it të......

Java nis pozitivisht për valutat kryesore – Forcohen Dollari, Euro dhe Paundi!
Dollari amerikan pas një rënie të vazhdueshme gjatë javës së kaluar e ka nisur këtë javë pozitivisht duke regjistruar rritje këtë mëngjes teksa është blerë......