Kreditë me probleme, “në rënie të lirë” - BSH: Regjistrohen 4.01% në qershor, niveli më i ulët që prej 2008
Kreditë me probleme në banka i janë rikthyer rënies në muajin qershor. Të dhënat më të fundit nga Banka e Shqipërisë tregojnë se norma e kredive me probleme ka arritur në nivelet më të ulëta historike.
Konkretisht, niveli i kredive me probleme zbriti në 4.01% nga 4.12% që ishte në muajin maj, shifër e cila përbën nivelin më të ulët të kredive me probleme në bankat tregtare që prej vitit 2008. Kjo tregon se shëndeti i bankave është përmirësuar, pra është rritur cilësia e portofolit të kredisë, për shkak edhe të rritjes që ka pasur kredia në tërësi.
Sipas të dhënave nga Banka Qendrore, në muajin qershor, totali i kredisë në banka pësoi një rritje prej 12.1% duke kapur vlerën e 892.6 miliardë lekëve.
Por si ka lëvizur raporti i kredive me probleme që nga fillimi i vitit?
Viti 2025 nisi me një nivel prej 4.12% të kredive me probleme, nivel i cili vijoi të përmirësohej në muajt shkurt dhe mars me 4.06% dhe 4.02% përkatësisht. Ndërkohë, raporti i kredive me probleme ndaj totalit të huave do të rritej sërish në prill dhe maj, duke arritur në nivele prej 4.03% dhe 4.12%.
Kreditë me probleme janë ato në të cilat këstet nuk paguhen në kohë nga kredimarrësi ose nuk paguhen në shumën e duhur. Rënia e kredive me probleme është tregues i rritjes së kredive të rregullta, të cilat nuk kanë asnjë problematikë në afatin dhe shumën e shlyerjes.
Një kredi bëhet me probleme kur ka dyshime se huamarrësi nuk ka gjasa ta shlyejë kredinë, ose nëse kanë kaluar më shumë se 90 ditë pa i paguar huamarrësit këstet e rënë dakord. Kjo mund të ndodhë kur një individ humbet punën dhe për këtë arsye nuk mund ta shlyejë hipotekën e tij siç është rënë dakord, ose kur një kompani përjeton vështirësi financiare.
Kjo sjell gjithmonë kosto për bankën, kështu që ato duhet ta mbajnë nivelin e kredive të këqija në minimum.

Si do të transformohet rruga Shirokë-Shkodër? - Detajet/ Projekti prej 3.8 milionë euro parashikon parkun “Buna 2”
Së shpejti do të nisë faza e dytë e rikualifikimit të zonës turistike të rrugës Shirokë-Shkodër. Në Agjencinë e Prokurimit Publik është shpallur tenderin me......

Infrastruktura bankare, sa ATM ka Shqipëria për frymë? Transformimi i sistemit të pagesave në vend dhe krahasimi me rajonin e Europën
Në vitin 2024, numri i përgjithshëm i bankomateve (ATM) në Shqipëri vlerësohet të ketë qenë 1,011 dhe në tremujorin e parë të vitit 2025 kjo shifër është......

Deri në 13 mijë euro gjobë për abuzimet me gjuetinë - Ndryshon ligji, subjektet private të drejtë për të marrë me qira zona për gjueti
Qeveria ka ndryshuar me “themel” ligjin për gjuetinë në Shqipëri, duke përcaktuar kushte dhe kritere të reja, baze të qartë dhe transparente, që rregullon......

A sigurohen shqiptarët kur udhëtojnë jashtë? - AMF: Vetëm 0.1% e shtetasve mendojnë për jetën dhe shëndetin në një vend tjetër
Ky vit nuk ka shënuar rekord vetëm për hyrjen e shtetasve të huaj në Shqipëri, por edhe për daljen e shqiptarëve jashtë vendit. Qoftë për pushime, punë ose......

Çmimet e vajit të ullirit, drejt rënies? - Prodhuesi më i madh në botë, optimist pas krizës së industrisë
Kompania spanjolle Deoleo, prodhuesi më i madh në botë i vajit të ullirit, thotë se të korrat e bollshme dhe përmirësimi i ndjenjës së tregut tregojnë se......

Temperaturat ekstreme rikthejnë zjarret në vend: 38 vatra në 24 orët e fundit, 14 ende aktive!
Drejtoria e Përgjithshme e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin bëri të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar gjithsej 38 vatra zjarri në territorin......

Kina nuk ndikohet nga tarifat e Trump - Eksportet kineze u rritën me mbi 7%, pavarësisht barrierave tregtare
Kina nuk e vuan presionin tarifor tw administratws Trump. Në muajin korrik, eksportet kineze u rritën me 7.2 përqind nga viti në vit, duke tejkaluar......

Efekti i "Ishullit të Nxehtësisë" - A do të bëhen qytetet evropiane të pabanueshme?
Vera e vitit 2025 është shënuar sërish nga disa valë të njëpasnjëshme nxehtësie, të cilat kanë përfshirë pjesë të mëdha të Evropës. Askund efektet e këtij......