Malaj: Digjitalizimi i sistemit bankar, domosdoshmëri - “Shqipëria duhet të harmonizojë politikat fiskale dhe monetare me BE”
Digjitalizimi i sektorit bankar dhe sistemeve të pagesave, duke u ndalur në rolin e bankingut digjital për nxitjen e rritjes ekonomike, ishte fokusi tjetër i konferencës vjetore të Bankës së Shqipërisë.
Ministri i Financave Petrit Malaj, e vendosi theksin në transformimin digjital dhe bashkëpunimet e nevojshme institucionale për një tranzicion të suksesshëm drejt anëtarësimit në familjen evropiane.
“Integrimi evropian na vë përpara një sërë detyrash që ne duhet t'ju përqasemi me standarde të caktuara. Për këtë, bashkëpunimi ndërinstitucional është shumë i rëndësishëm. Për shembull, transformimi digjital është një nga fushtat ku së bashku duhet të synojmë nxitjen e përdorimit të pagesave elektronike, që së bashku me përmirësimin e shërbimeve, do të rrisë akoma më shumë aksesin në financë për konsumatorët vendas.”
Sipas Kryenegociatores Majlinda Dhuka, modernizimi i sistemit bankar është një nga tre misionet e Bankës së Shqipërisë në kuadër të procesit të integrimit.
“Ne, të gjithë së bashku, kemi së paku 3 misione të mëdha për të përmbushur. Së pari, teksa futemi më shumë në tregun e përbashkët evropian dhe i afrohemi anëtarësimit, është shumë e rëndësishme që të ruajmë stabilitetin ekonomik të vendit. Së dyti, unë mendoj se ne duhet të përmbushim një mision për modernizimin e plotë të sistemit financiar bankar, progresi është i dukshëm. Unë mendoj që ne kemi edhe një mision tjetër shumë të rëndësishëm, një mision të tretë për të përmbushur së bashku, integrimin në praktikë. Roli ynë është ai i 'gjuetarit të mundësive', ne duhet të krijojmë mundësi dhe përfitime praktike, reale për qytetarët dhe bizneset tona.”
Me hapjen e negociatave, Shqipëria duhet të punojë më tepër për përafrimin e politikës monetare, kuadrit rregullator dhe sistemit financiar me standardet e BE-së.
Sondazh

Dollari amerikan arrin kulmin e tij në 6 muaj ndërsa inflacioni SHBA-së vjen në fokus!
Dollari amerikan arriti një kulm të ri 6 mujor kundrejt monedhave të tjera kryesore të mërkurën dhe jeni japonez ra në nivelin e tij më të ulët që nga......

DPSHTRR aktivizon të rinjtë për idetë inovatore - “E-Qarkullimi” projekti fitues, si do të monitorohen mjetet në kohë reale?
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, zhvilloi një konkurs me tematikë “Transport, Inovacion dhe Siguri”, ku fokus ishte integrimi i......

P/buxheti 2025, Denaj: Rrisim mbështetjen me subvencione të orientuar tek efektiviteti i skemës, formalizimi ekonomisë bujqësore dhe direktivat e BE-së
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, prezantoi para Komisionit Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave projektbuxhetin e vitit 2025 për......

Shqipëria përfshihet nga shiu, bora e shtrëngatat - Shërbimi ushtarak: Lokalizim në juglindje të vendit
Shqipëria do të përfshihet këtë të enjte nga një mot i paqendrueshëm.shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se reshjet e shiut priten të jenë prezentë që në......

Çelet “Panairi i 27 i Librit” - Të pranishëm do të jenë 90 shtëpi botuese nga vendet e ndryshme të rajonit
“Libra ekonomikë, politikë, histori, reportazhe e deri tek ato për fëmijë. Janë këto librat që mund të gjesh në çeljen e Panairit të 27 të Librit në Pallatin......

Pse aksionet europiane të mbrojtjes po rriten në qiell pas fitores së Trump?!
Aksionet europiane të mbrojtjes po rriten në vazhdën e fitores së Donald Trump në zgjedhjet e vitit 2024 në SHBA dhe kontrollit pothuajse të plotë të......

Termoizolim apo sistem gazi, cila ka leverdi për familjet shqiptare?! Mundësitë për reduktimin e shpenzimeve të energjisë
Ngrohja e ambienteve të banimit përbën një komponent të rëndësishëm të konsumit energjetik për familjet shqiptare, veçanërisht gjatë periudhave të ftohta të......

Pse argjendi mund të jetë "ari i dytë"? - Rritja e kërkesës globale dhe deficiti në prodhim do të nxisin investimet
Argjendi po përjeton një kërkesë në rritje, veçanërisht nga industria diellore dhe automjetet elektrike, duke krijuar një deficit në ofertë që mund të çojë......