Termoizolim apo sistem gazi, cila ka leverdi për familjet shqiptare?! Mundësitë për reduktimin e shpenzimeve të energjisë
Ngrohja e ambienteve të banimit përbën një komponent të rëndësishëm të konsumit energjetik për familjet shqiptare, veçanërisht gjatë periudhave të ftohta të vitit ku edhe kërkesat për energji janë të larta. Aktualisht, mbi 40% e energjisë së përdorur në shtëpi i dedikohet ngrohjes dhe ftohjes. Në këtë kontekst, zgjedhja e burimeve të ngrohjes dhe mënyra e menaxhimit të konsumit të energjisë kthehen në vendime kritike për familjet shqiptare.
Por çfarë është më e leverdishme, sistemi i gazit apo efiçenca e energjisë?
Për të llogaritur koston e sistemit të gazit do të bazohemi në të dhënat e publikuara për zbatimin e projektit të gazifikimit të qytetit të Korçës. Ky projekt do të kushtojë 20.8 mln euro dhe pjesa më e madhe prej 13.3 mln euro do të duhet të investohet nga banorët rezidentë. Sipas dokumentit, numri i konsumatorëve përfshin 6,074 njësi banimi, pra një familje do të kontribuojë për sistemin e gazifikimit afro 2,200 euro.
Po efiçenca e energjisë sa kushton?
Eficenca i referohet një sistemi që mundëson përdorimin sa më të ulët të energjisë, por pa qenë e nevojshme për ta reduktuar atë. Pra me pak fjalë, marrja e shërbimit të njëjtë, por me më pak kosto. Një ndërhyrje që mund të ndihmojë në përmirësimin e efikasitetit energjetik është termoizolimi i shtëpisë.
Por sa duhet të paguajmë për termoizolimin?
Kostoja totale e termoizolimit për muret e jashtme të një shtëpie është rreth 2,050 lekë/m². Ky çmim përmban të gjitha kostot e nevojshme, duke përfshirë lyerjen, astarët, gërryerjen dhe pastrimin e sipërfaqes ku do të montohet sistem. Po të marrim një apartament prej 100 m2, rezulton se kostoja e implementimit të termoizolimit do të jetë 205,000 lekë ose 2,088 euro.
Termoizolimi është një investim që bëhet për të reduktuar kostot mujore të energjisë. Po në terma faktikë sa do të ishte fatura e një familje shqiptare për ngrohjen para dhe pas termoizolimit ? Sipas studimit të “ ALL GREEN CENTER” rezulton se një familje në Shqipëri ngrohet deri në 5 muaj në vit me një kohëzgjatje mesatare që shkon nga 8 - 10 orë. Për një familje që përdor si burim ngrohjeje drurin, nëse nuk implementon një sistem termoizolimi, do të harxhojë rreth 83,250 lekë në vit për ngrohjen, ndërsa nëse përdor sistem termoizolimi, harxhimi vjetor maksimal do të jetë vetëm 54, 025 lekë duke kursyer kështu afro 30,000 lekë në vit. Ndërsa një familje që ngohet me energji elektrike shpenzon mesatarisht 77,616 lekë në vit nëse ambienti i banimit nuk është i termoizoluar dhe 49,950 lekë në vit nëse familja ka zgjedhur të përdorë termoizolimin. Kjo do të përkthehej në një kursim mujor prej 5,553 lekë ose 27,666 lekë më pak në vit.
Sondazh

Pse argjendi mund të jetë "ari i dytë"? - Rritja e kërkesës globale dhe deficiti në prodhim do të nxisin investimet
Argjendi po përjeton një kërkesë në rritje, veçanërisht nga industria diellore dhe automjetet elektrike, duke krijuar një deficit në ofertë që mund të çojë......

Cilat janë 4 qytetet e preferuara të shqiptarëve? - Vetëm 2.5 % e udhëtimeve bëhen për qëllim biznesi
Shqiptarët po udhëtojnë gjithnjë e më shumë. Instat ka publikuar të dhëna që tregojnë se në vitin e kaluar numri i udhëtimeve për qëllime personale apo......

Kombet e Bashkuara nisin programin ambicioz mbi transformimin digjital dhe të qëndrueshëm të bujqësisë në Shqipëri!
Shqipëria dhe Kombet e Bashkuara nisën sot një program të përbashkët risi që kontribuon në digjitalizimin e bujqësisë për të çuar përpara objektivat e......

Sa dhe për çfarë e përdorin gazin shqiptarët? Analiza e burimeve të ngrohjes dhe krahasimi me rajonin e Europën
Drutë e zjarrit dhe qymyri janë burimi kryesor i ngrohjes për familjet shqiptare. Të dhënat e fundit të disponueshme nga INSTAT tregojnë se është gati gjysma......

Anëtarësimi në BE, me sfida për sektorin bankar - Sejko: BSH, përgjegjëse për dy kapituj thelbësor të legjislacionit evropian
Banka e Shqipërisë në bashkëpunim me Shoqatën Shqiptare të Bankave kanë organizuar konferencën vjetore, me qëllim analizimin e rolit kyç të bankës qendrore......

“Shqipëria, vend i vogël po me energji 100 % të rinovueshme” - Rama: Fjalët nuk mjaftojnë, duhen aksione të përbashkëta
Nga Samiti i Liderëve Botërorë të Veprimit për Klimën, Cop 29, në Azerbajxhan, Kryeministri Edi Rama theksoi se emetimet e karbonit janë rritur në mënyrë të......

Prezantuesi i FOX NEWS zgjidhet si Sekretari Amerikan i Mbrojtjes - 44 vjeçari Pete Hegseth përzgjidhet nga Trump për detyrën delikate
Një gazetar i njohur amerikan është përzgjedhur nga presidenti I zgjedhur Donald Trump për të qenë Sekretari Amerikan I Mbrojtjes. Pete Hegseth,44 vjeçar......

Kina zbulon stimuj të rinj tatimorë për të ringjallur sektorin në vështirësi të pronave!
Kina zbuloi të mërkurën stimuj tatimorë për të mbështetur sektorin e dëmtuar të pronave, të cilat do të hyjnë në fuqi nga 1 dhjetori i këtij viti, sipas një......