P/buxheti 2025, Denaj: Rrisim mbështetjen me subvencione të orientuar tek efektiviteti i skemës, formalizimi ekonomisë bujqësore dhe direktivat e BE-së
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, prezantoi para Komisionit Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave projektbuxhetin e vitit 2025 për sektorin e bujqësisë.
Në fjalën e saj, ministrja Denaj bëri një panoramë të sektorit, ku theksoi se zhvillimi ekonomik në sektorin e bujqësisë është tashmë një fakt dhe trend i pakthyeshëm, gjë që dëshmohet nga faktet dhe shifrat, si:
• Rritja e sipërfaqes së serave me 70% më shumë;
• Rritja e eksporteve me 2,6 herë më shumë;
• Dyfishimi i sipërfaqes ujitëse të rehabilituar.
Duke iu referuar projektbuxhetit të vitit 2025, ministrja Denaj tha se peshën më të madhe në buxhet e zë zëri i investimeve me 20%, infrastruktura e ujitjes dhe kullimit, si dhe mbrojtja nga përmbytjet. Ky zë është rritur me 18% nga viti në vit, edhe pse mbetet ende një nevojë e domosdoshme për fokus në investime për shkak të kushteve klimatike dhe terrenit shqiptar.
Një ndër aspektet kryesore që theksoi ministrja Denaj ishte efektshmëria e Skemës Kombëtare ndër vite, ku fokusin, sipas saj, do e ketë “bashkimi i operatorëve”. “Problemi i hasur në të gjitha tryezat dhe protestat e fermerëve përgjatë këtij viti ka orientuar nevojën për forcën juridike të transaksionit nëpërmjet asaj që quhet kontratë. Kemi menduar të shkojmë drejt një organizimi edhe më të gjerë se kontrata dypalëshe, në orientim të ndërthurjes së bashkimit të operatorëve si në nivel horizontal – fermerët, ashtu edhe në atë vertikal – grumbulluesit, eksportuesit, hotelierët, që ndryshe quhet ‘Contract Farming’,” tha Denaj, duke shtuar se jemi në pritje të një propozimi juridik dhe të ndërthurjes së kësaj skeme me skemën e subvencioneve nga FAO.
“Brenda vitit, të dy elementët do të jenë pjesë e analizës për skemën e re, duke synuar që bashkimi i operatorëve, formalizimi i transaksioneve dhe siguria ushqimore të jenë tre kriteret bazë që synon skema, ku përfshirja e fermerëve dhe sektorëve bujqësorë të vijë natyrshëm në funksion të tyre,” u shpreh Denaj.
Një ndër objektivat e buxhetit të vitit të ardhshëm, ministrja përmendi si shumë të rëndësishme në zhvillimin ekonomik që ka sot ekonomia bujqësore shqiptare, nxitjen e konkurrueshmërisë nëpërmjet fokusit te produktet e tregtueshme dhe me vlerë, cilësinë e produkteve, rritjen e masës ekonomike për të ulur kostot, si dhe nxitjen e mekanizimit dhe inovacionit.
Në lidhje me projektbuxhetin e vitit 2025, Denaj theksoi se ky buxhet parashikohet të arrijë në 15 miliardë lekë, me një rritje prej afërsisht 4% krahasuar me buxhetin e vitit 2024. Ky fond i shtuar synon të mbështesë dhe forcojë financimin e politikave kyçe si zhvillimi i qëndrueshëm i bujqësisë, garantimi i sigurisë ushqimore, zhvillimi i qëndrueshëm i sektorit të peshkimit dhe i ekonomisë blu, si dhe përmirësimi i kapaciteteve administrative dhe institucionale, bashkëpunimi i aktorëve, inovacioni dhe digjitalizimi.
Sondazh

Shqipëria përfshihet nga shiu, bora e shtrëngatat - Shërbimi ushtarak: Lokalizim në juglindje të vendit
Shqipëria do të përfshihet këtë të enjte nga një mot i paqendrueshëm.shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se reshjet e shiut priten të jenë prezentë që në......

Çelet “Panairi i 27 i Librit” - Të pranishëm do të jenë 90 shtëpi botuese nga vendet e ndryshme të rajonit
“Libra ekonomikë, politikë, histori, reportazhe e deri tek ato për fëmijë. Janë këto librat që mund të gjesh në çeljen e Panairit të 27 të Librit në Pallatin......

Pse aksionet europiane të mbrojtjes po rriten në qiell pas fitores së Trump?!
Aksionet europiane të mbrojtjes po rriten në vazhdën e fitores së Donald Trump në zgjedhjet e vitit 2024 në SHBA dhe kontrollit pothuajse të plotë të......

Termoizolim apo sistem gazi, cila ka leverdi për familjet shqiptare?! Mundësitë për reduktimin e shpenzimeve të energjisë
Ngrohja e ambienteve të banimit përbën një komponent të rëndësishëm të konsumit energjetik për familjet shqiptare, veçanërisht gjatë periudhave të ftohta të......

Pse argjendi mund të jetë "ari i dytë"? - Rritja e kërkesës globale dhe deficiti në prodhim do të nxisin investimet
Argjendi po përjeton një kërkesë në rritje, veçanërisht nga industria diellore dhe automjetet elektrike, duke krijuar një deficit në ofertë që mund të çojë......

Cilat janë 4 qytetet e preferuara të shqiptarëve? - Vetëm 2.5 % e udhëtimeve bëhen për qëllim biznesi
Shqiptarët po udhëtojnë gjithnjë e më shumë. Instat ka publikuar të dhëna që tregojnë se në vitin e kaluar numri i udhëtimeve për qëllime personale apo......

Kombet e Bashkuara nisin programin ambicioz mbi transformimin digjital dhe të qëndrueshëm të bujqësisë në Shqipëri!
Shqipëria dhe Kombet e Bashkuara nisën sot një program të përbashkët risi që kontribuon në digjitalizimin e bujqësisë për të çuar përpara objektivat e......

Sa dhe për çfarë e përdorin gazin shqiptarët? Analiza e burimeve të ngrohjes dhe krahasimi me rajonin e Europën
Drutë e zjarrit dhe qymyri janë burimi kryesor i ngrohjes për familjet shqiptare. Të dhënat e fundit të disponueshme nga INSTAT tregojnë se është gati gjysma......