DPSHTRR aktivizon të rinjtë për idetë inovatore - “E-Qarkullimi” projekti fitues, si do të monitorohen mjetet në kohë reale?
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, zhvilloi një konkurs me tematikë “Transport, Inovacion dhe Siguri”, ku fokus ishte integrimi i të rinjve në projekte në dobi të përmirësimit të jetës në qytet.
Ilir Mëngra Drejtor i DPSHTRR:
“Drejtoria e Përgjitshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor me mbështetjen e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, organizopi sot konkursin “Transport, Inovacion, Siguri”. Thirrjes sonë ju përgjigjen të rinj të shumtë nga të gjitha gjimnazet e vendit. Në fazën përzgjedhëse ishin rreth 40 pjesëmarrës, nga ku në fazën finale kaluan rreth 8 vetë. Nga 8 pjesëmarrës me projekte shumë interesante dhe energji shumë pozitive u përzgjodhën 3 fitues. Projekti më interesant ishte që kishte të bënte me “E-Qarkullimin”, dhe kishte të bënte me disa fusha, me transportin rrugor, me sigurinë, me inovacionin, me statistikat.
Por cili nga konkurrentët fitoi çmimin e parë dhe çfarë përfaqësoi?
“Projekti quhej “E-Qarkullimi”, dhe është platformë elektronike për menaxhimin e informacionit të qarkullimit rrugor. Ky sistem bën të mundur përmes kamerave në akset rrugore, skanimin e mjeteve dhe rregjistrimin e tyre në kohë reale konstatimin e shkeljeve nëse mjeti është i kërkuar. Ne bëjmë të mundur të lidhim brandet e ndryshme në një sistem të vetëm dhe bëhet skanimi i mjeteve.”
Objektivat e këtij konkursi konsistuan në inkurajimin e studentëve në aplikimin e njohurive dhe aftësive të tyre në zgjidhjen e problemeve reale të transportit rrugor. Identifikimin dhe promovimin e ideve dhe zgjidhjeve innovative që mund të përmirësojnë sigurinë dhe efiçiencën e transportit rrugor.
Sondazh

P/buxheti 2025, Denaj: Rrisim mbështetjen me subvencione të orientuar tek efektiviteti i skemës, formalizimi ekonomisë bujqësore dhe direktivat e BE-së
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, prezantoi para Komisionit Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave projektbuxhetin e vitit 2025 për......

Shqipëria përfshihet nga shiu, bora e shtrëngatat - Shërbimi ushtarak: Lokalizim në juglindje të vendit
Shqipëria do të përfshihet këtë të enjte nga një mot i paqendrueshëm.shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se reshjet e shiut priten të jenë prezentë që në......

Çelet “Panairi i 27 i Librit” - Të pranishëm do të jenë 90 shtëpi botuese nga vendet e ndryshme të rajonit
“Libra ekonomikë, politikë, histori, reportazhe e deri tek ato për fëmijë. Janë këto librat që mund të gjesh në çeljen e Panairit të 27 të Librit në Pallatin......

Pse aksionet europiane të mbrojtjes po rriten në qiell pas fitores së Trump?!
Aksionet europiane të mbrojtjes po rriten në vazhdën e fitores së Donald Trump në zgjedhjet e vitit 2024 në SHBA dhe kontrollit pothuajse të plotë të......

Termoizolim apo sistem gazi, cila ka leverdi për familjet shqiptare?! Mundësitë për reduktimin e shpenzimeve të energjisë
Ngrohja e ambienteve të banimit përbën një komponent të rëndësishëm të konsumit energjetik për familjet shqiptare, veçanërisht gjatë periudhave të ftohta të......

Pse argjendi mund të jetë "ari i dytë"? - Rritja e kërkesës globale dhe deficiti në prodhim do të nxisin investimet
Argjendi po përjeton një kërkesë në rritje, veçanërisht nga industria diellore dhe automjetet elektrike, duke krijuar një deficit në ofertë që mund të çojë......

Cilat janë 4 qytetet e preferuara të shqiptarëve? - Vetëm 2.5 % e udhëtimeve bëhen për qëllim biznesi
Shqiptarët po udhëtojnë gjithnjë e më shumë. Instat ka publikuar të dhëna që tregojnë se në vitin e kaluar numri i udhëtimeve për qëllime personale apo......

Kombet e Bashkuara nisin programin ambicioz mbi transformimin digjital dhe të qëndrueshëm të bujqësisë në Shqipëri!
Shqipëria dhe Kombet e Bashkuara nisën sot një program të përbashkët risi që kontribuon në digjitalizimin e bujqësisë për të çuar përpara objektivat e......