Shqipëria Postuar më 14 Prill 2026, 12:15

Ku mund të investojë diaspora? - Ibrahimaj: Inovacioni, energjia dhe turizmi, sektorët kyç të ekonomisë

Nga Fabjona Pasho

Ku mund të investojë diaspora? - Ibrahimaj: Inovacioni, energjia dhe

Energjia, turizmi dhe inovacioni janë vetëm disa nga sektorët kyçë ku diaspora mund të investojë. Në panelin “Diaspora, partnere në biznes dhe inovacion”, ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, tha se është rritur interesi I shqiptarëve të rajonit për të marrë fonde nëpërmjet start upeve, ndërsa 10% e fondeve janë pikërisht për këtë kategori.

“Kur filluam start upet, kërkesa nga diaspora ishte zero. Në vitin e dytë ne patëm 5 start upe që aplikuan dhe fituan.

Vitin e kaluar ishin 35 shqiptarët që aplikuan nga vendet e rajonit, ndërsa këtë vit janë 70.

70 mund të duket një nr I vogël,por është domethënës. Gati 10% e fondeve është në dispozicion të diasporës.

Duam të ndihmojmë për ti ndërkombëtarizuar. Sot mund të jet një ditë e shënuar drejt zhvillimit të një marrëdhënieje më të fortë në këtë drejtim.

Sektorët kyç janë duke u zhvilluar. Turizmi nuk është zhvilluar brenda natës. Kjo ka ardhur në sajë të një vizioni, politike që qeveria ka zbatuar, duke krijuar një mjedis lehtësues për ingvestimet në turizëm, lehtësira fiskale, me qëllim të rritej numri I strukturave akomoduese dhe të jemi atraktivë’, tha Ibrahimaj” .

Më tej, ministrja foli edhe për sektorin energjitik, duke theksuar se Shqipëria I kushton një rëndësi të veçantë energjisë së gjelbër.

“Një sektor I rëndësishëm që do vazhdojmë ta nxisim është energjia Kur flasim për energjinë, flasim për energji të ronovueshme, energji të gjelbër. Çdo gjë po shihet në kontekstin green dhe digjitale. Jemi ndër vendet më të avancuara në Europë në nivelin e shërbimeve publike dhe kemi një potencial shumë të madh për ti ofruar sektorit privat më shumë akses.

Kemi shumë aktorë që operojnë jo vetëm në tregun shqiptar, por edhe atë të huaj.

Përveç rasteve të suksesit, Shqipëria ka gjithashtu një politikë nxitëse dhe mbështetëse për inovacionin në vend. Nëpërmjet parqeve teknologjike ofrojmë nëj gamë të gjerë incentivash për cilindo që do të vijë të jetojë dhe të punojë në Shqipëri”.

Në mbyllje të fjalës së saj, Ibrahimaj theksoi se synohet ndërtimi I një marrëdhënieje më të fortë dhe në samitin e pestë do të ketë rezultate të matshme.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat