Shqipëria po kthehet në “parajsë” për pensionistët/ Pse të huajt po zgjedhin të jetojnë në Shqipëri?

Shqipëria po shndërrohet me ritme të shpejta në një nga destinacionet më tërheqëse për daljen në pension në Evropë. Me klimën e ngrohtë mesdhetare, bregdetin e Adriatikut dhe një kosto jetese dukshëm më të ulët krahasuar me vendet e Europës Perëndimore, vendi po tërheq gjithnjë e më shumë pensionistë të huaj që kërkojnë një jetë më të përballueshme dhe cilësore.
Sipas një studimi të publikuar nga Investropa, arsyet kryesore që nxisin këtë trend janë pikërisht kostot e ulëta dhe politikat fiskale të favorshme. Pensionistët që qëndrojnë më shumë se 183 ditë në vit në Shqipëri mund të konsiderohen rezidentë tatimorë, çka në teori nënkupton tatim mbi të ardhurat globale. Megjithatë, në praktikë, pensionet e huaja shpesh përjashtohen nga taksat për ata që përmbushin kriteret dhe pajisen me lejet përkatëse të qëndrimit.
Një tjetër faktor i rëndësishëm është kostoja e përballueshme e jetesës. Pensionistët e huaj zakonisht zgjedhin sigurime shëndetësore private, të cilat variojnë nga 8,400 deri në 26,000 lekë në muaj, duke ofruar shërbime më të shpejta dhe lehtësira në ekonomi .
Sa i përket shpenzimeve të përditshme, një pensionist beqar që gatuan në shtëpi mund të përballojë një buxhet mujor për ushqime nga 26,000 deri në 42,000 lekë, në varësi të stilit të jetesës dhe zgjedhjeve të konsumit. Kjo e bën Shqipërinë një alternativë shumë më ekonomike në raport me vendet e tjera europiane.
Në aspektin e strehimit, apartamentet e reja në ndërtesa të mirëmbajtura konsiderohen si zgjedhja më e favorshme për pensionistët, pasi kërkojnë më pak mirëmbajtje dhe ofrojnë kushte moderne jetese. Nga ana tjetër, shtëpitë individuale jashtë qyteteve të mëdha mund të jenë më të lira, por shpesh kërkojnë investime shtesë dhe përballen me sfida infrastrukturore.
.
“Shqipëria, kantier transformimesh” - Samiti i Diasporës, Rama: Bëhuni pjesë e projektit të madh kombëtar
Nga Samiti i katërt i Diasporës Shqiptare, Kryeministri Edi Rama u ka bërë ftesë të gjithë emigrantëve shqiptarë kudo që të jetojnë që të bëhet pjesë e......
Çfarë do të thotë për ekonominë mbyllja e Hormuzit? - Sipas analistëve, pritet rritje e mëtejshme e çmimeve globale
Analistët parashikojnë se nëse Ngushtica e Hormuzit, një arterie jetësore tregtare globale, mbetet praktikisht e mbyllur për transportin detar vetëm për një......
Të ardhurat e Rusisë nga eksporti i naftës u rritën - Përfitoi rreth 19 miliardë dollarë vetëm në muajin mars
Të ardhurat e Rusisë nga nafta bruto dhe produktet e rafinuara u rritën në mars, duke u rikuperuar nga shkurti kur ato ranë në nivelin e tyre më të ulët që......
“Sot, në kohë zhvillimi, ju duam partnerë” - Ministri Hoxha: Vizioni i përbashkët të kthehet në bashkëveprim
Fjala e plotë e Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, në Samitin e Diasporës Sot nuk mblidhemi thjesht për një takim të radhës. Si çdo......
Tregu i sigurimeve konsolidon pozicionin financiar - Sipas AMF, “Jo-Jeta” mbetet kontribuesi kryesor në rezultat
Gjatë vitit 2025, tregu i sigurimeve ka konsoliduar më tej pozicionin e tij financiar, duke reflektuar një përmirësim të ndjeshëm të performancës krahasuar......
Rënie drastike për Dollarin amerikan – Forcohen Franga dhe Paundi
Dollari amerikan ka regjistruar një rënie drastike të vlerës këtë mëngjes në raport me ditën që lamë pas duke humbur gati 1 pikë teksa është blerë sot me......
BE, më shumë subvencione për karburantin - Synohet përballimi i rritjes së çmimeve të luftës
Komisioni Evropian dëshiron t'u lejojë vendeve të lëshojnë më shumë para publike për të ndihmuar bizneset me faturat e karburantit dhe plehrave kimike,......
Paralajmërohet mungesa e karburantit për avionët - Kërkohet ndërhyrja e Komisionit Europian për zgjidhjen e situatës
Evropa mund të përballet me mungesë karburanti për avionë brenda disa javësh, paralajmëron organi i aeroporteve Grupi i industrisë së aeroporteve në Evropë......


