Shqipëria Postuar më 14 Prill 2026, 11:07

“Shqipëria, kantier transformimesh” - Samiti i Diasporës, Rama: Bëhuni pjesë e projektit të madh kombëtar

Nga Elisabeta Dosku

“Shqipëria, kantier transformimesh” - Samiti i Diasporës,

Nga Samiti i katërt i Diasporës Shqiptare, Kryeministri Edi Rama u ka bërë ftesë të gjithë emigrantëve shqiptarë kudo që të jetojnë që të bëhet pjesë e transformimit të Shqipërisë, përmes investimeve në çdo sektor të ekonomisë.

“Diaspora shqiptare është në qendër të jetës së Shqipërisë.  Ky vend është një kantier transformimesh që e fton diasporën në pjesëmarrje. Pjesëmarrje në investime, në inovacion dhe në jetën akademike, në ndërtimin e së ardhmes së Shqipërisë. Si në çdo kantier, edhe në kantierin e Shqipërisë 2030 në BE, ka pluhur, ka pisllëk, ka zhurmë, por mjafton të kthejmë kokën pas në kohën kur ne filluam të mendonin për samitin e parë të diasporës, për të vijuar punën kolosale që kemi nisur”.

Kryeministri u ndal tek “Paketa e Maleve” si një nga instrumentet më të mira për investimin në vendlindje dhe për gjenerimin e të ardhurave.

“Shqipëria nuk është më një rrugë e paprekshme, por një rrugë e hapur mundësi. Dhe në të gjitha mundësitë, zgjodha të sjell “Paketën e Maleve”0 për të gjithë ata që e kanë lënë tokën e tyre në mal për të kërkuar një jetë më të mirë jashtë Shqipërisë. malet kanë qenë gjithnjë larg zhvillimeve të këtij vendi,  sot ka ardhur dita e  bekuar kur malet mund të bëhen pjesë e mirëqenies së shqiptarëve. Sot për herë të parë kemi Shqipërinë e besuar nga bota dhe shqiptarët e botës me besimin tek Shqipëria. Prandaj u them të gjithë shqiptarëve që e kane një copë tokë diku në një mal apo kodër që ta marrin në dorë paketën e maleve dhe ta kthejnë atë në një burim mirëqenie. Ata do fitojnë në fund të muajit më shumë se ç’fitojnë duke punuar për të tjerët jashtë atdheut”.

Sipas Ramës, diaspora duhet të behet pjesë e një projekti të madh kombëtar dhe i Shqipërisë e cila synon që në vitin 2030 të jetë e barabartë me të gjitha shtetet e tjera europiane.

“Dola këtu për të bërë ftesën e përsëritur që të rilidhemi në mënyrë aktive. Të rilidhemi për ta parë Shqipërinë jo si një vend që diaspora e la pas, por si një vend që po bëhet një shtet europian dhe që në formëzimin e vet ka nevojë për të gjithë, si për shqiptarët brenda si dhe për ata që janë jashtë. Një ftesë për të qenë pjesë e një projekti të madh kombëtar, sepse është i madh sa amaneti i të gjithë atyre që nga Gjergj Kastrioti dhe Ismail Qemali. Një amanet që e kërkon Shqipërinë dhe kombin shqiptar me patjetër në tryezën e përbashkët të asaj familje që më në fund ne po bëhemi gati të jemi pjesë e pandarë."

Kryeministri përmendi si një ndër arritjet, realizimin e kërkesës së diasporës për të qenë pjesëmarrëse në zgjedhjet e përgjithshme në Shqipëri.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat