Shqipëria Postuar më 31 Mars 2025, 11:54

Kredi me 0 % interes për blerje banese/ Gonxhja: 1,000 aplikime deri tani, afati i fundit është 10 prilli

Nga Edel Strazimiri

Kredi me 0 % interes për blerje banese/ Gonxhja: 1,000 aplikime deri tani,

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja njoftoi sot se janë kryer mbi 1 mijë aplikime deri tani, që nga hapja e thirrjes më 11 mars 2025, për kredi me 0% interes për blerjen e një banese nga punonjësit e Administratës Publike.

Ai informoi gjithashtu se afati i fundit për të aplikuar është data 10 Prill, ora 10:00, teksa ftoi të interesuarit të aplikojnë online në linkun në e-albania: https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx…

Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit hapi thirrjen më 11 mars për aplikim për kredi me 0% interes për blerjen e një banese për 530 punonjës të administratës publike.

Kredi me 0 % interes për blerje banese/ Gonxhja: 1,000 aplikime deri tani,

Programi përfshin 12 institucione. MEKI publikoi dhe kriteret që duhet të plotësojnë punonjësit.

Ata duhet të jenë të punësuar në administratën publike. Të mos kenë një banesë në pronësi ose në proces legalizimi, ose të kenë një banesë nën normat e strehimit. Të mos zotërojnë pasuri të paluajtshme apo të luajtshme mbi gjysmën e vlerës së banesës që do të blihet me kredi të lehtësuar dhe të mos jenë përfitues nga programe të tjera të strehimit social.

Ministria e Brendshme, e Arsimit dhe Sportit do të kenë nga 90 kuota. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale do të ketë 80 kuota.

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, e Mbrojtjes, e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, e Infrastrukturës dhe Energjisë, e Drejtësisë, e Evropës dhe Punëve të Jashtme, e Financave, e Turizmit dhe Mjedisit, si dhe Kryeministria kanë nga 30 kuota.

Ky është viti i dytë që qeveria mbështet punonjësit e administratës me kredi për strehim me zero interes.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat