Qendra e re Kombëtare e Kulturës për Fëmijë drejt përfundimit – Rama: Do jetë e pajisur me programe ndërkombëtare
Kryeministri i vendit, Edi Rama, inspektoi punimet në kantierin e Qendrës së re Kombëtare të Kulturës për Fëmijë, pranë Parkut të Madh të Liqenit. Sipas parashikimeve, punimet do të përfundojnë në fund të vitit aktual dhe qendra do të jetë funksionale në pranverë të vitit të ardhshëm.
“Do të jenë 7 mijë metra katrorë të pajisura me të gjitha aktivitetet për të gjitha grupmoshat. Një sipërfaqe e jashtëzakonshme me shumë hapësira dhe ambiente multifunksionale. Punimet e projektit priten të përfundojnë deri në fund të këtij viti, ndërsa funksionimi i tij do të nisë në pranverë të vitit të ardhshëm. Sfida kryesore është krijimi i stafit, pasi qendra nuk mund të vihet në punë pa një ekip të dedikuar. Kjo kërkon mësues të arteve të bukura, mësues të skenës, njerëz të përkushtuar dhe të mirëpaguar. Nevojiten gjithashtu aktorë dhe regjisorë. Kjo është një qendër europiane dhe më e madhja në rajon. Ajo do të ketë një program ndërkombëtar, sepse nuk mund të mbahet vetëm me programe vendase,"– u shpreh kryeministri Rama gjatë inspektimeve të punimeve.
Kjo qendër do të shërbejë për të ofruar kushte optimale për aktivitete social-kulturore dhe zhvillimin e kurseve mbi artet skenike e pamore, si klasa aktrimi, baleti dhe kërcimi, muzikë, pikturë, skulpturë dhe arte digjitale. Përmes kësaj infrastrukture të re, qytetit do t’i shtohet një skenë e dyfishtë, si brenda godinës ashtu edhe jashtë saj, në formën e një amfiteatri të hapur në natyrë.
Sondazh

Forbes: Samir Mane, miliarderi i parë shqiptar dhe më i pasuri në Ballkanin Perëndimor
Shqipëria ka miliarderin e saj të parë këtë vit, me hyrjen e re Samir Mane, i cili ka ndërtuar një pasuri të vlerësuar prej 1.4 miliardë dollarësh nga......

“BE, gati për masa të forta kundër SHBA-së” - Von der Leyen paralajmëron Trump për pasojat e tarifave reciproke
Bashkimi Evropian ka “shumë burime” që mund të përdoren për të negociuar dhe, nëse është e nevojshme, për t’iu kundërpërgjigjur presidentit amerikan Donald......

Pas Malit të Zi, edhe “Kartoni Jeshil” 1-vjeçar me Maqedoninë e Veriut me çmim të reduktuar prej 50 Euro
Duke filluar nga data 1 Prill 2025, qytetarët shqiptarë do të kenë mundësinë të lëvizin drejt Maqedonisë së Veriut me policën e sigurimit “Karton Jeshil” me......

“Zgjerimi i Tiranë – Durrës mbyllet në dhjetor” - Balluku: Afat ambicioz, aktualisht janë kryer 30% e punimeve
“Zgjerimi i autostradës Tiranë – Durrës në 5 km e parë synohet të përfundojë në dhjetor të këtij viti”. Gjatë inspektimit të punimeve nga kryeministri Edi......

Vendet e BE-së “dëbojnë” mbi 8 mijë shqiptarë/ Eurostat: Renditemi ndër vendet e para me kthimet më të larta
Sipas të dhënave të “Agjencisë Europiane të Statistikave”, rreth 2,130 shqiptarë janë kthyer pas një urdhri për t'u larguar në një nga vendet e Bashkimit......

Polonia, marrëveshje me SHBA për mbrojtjen ajrore - Nënshkruhet kontrata me vlerë 2 miliardë dollarë
Polonia dhe Shtetet e Bashkuara kanë nënshkruar një marrëveshje me vlerë gati 2 miliardë dollar për ushtrinë. Marrëveshja synon ofrimin e mbështetjes......

Kombinat - Ndroq – Plepa, investim i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, bujqësor dhe agroturizmit!
Transformimi urban po vijon në akse, rrugë e zona me rëndësi, jo vetëm infrastrukturore, por edhe për zhvillimin ekonomik, bujqësor dhe të agroturizmit që......

Depozitat e sigurueshme, 1.5 trilionë lekë - Raporti vjetor i ASD/ Gati 93% e kursimeve në banka kompensohen plotësisht
Me rritjen e numrit të depozitave, është rritur edhe sigurimi i tyre nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave. Totali i kursimeve në sistemin bankar për fundin......