Pas Malit të Zi, edhe “Kartoni Jeshil” 1-vjeçar me Maqedoninë e Veriut me çmim të reduktuar prej 50 Euro
Duke filluar nga data 1 Prill 2025, qytetarët shqiptarë do të kenë mundësinë të lëvizin drejt Maqedonisë së Veriut me policën e sigurimit “Karton Jeshil” me afat 1-vjeçar, me çmim të reduktuar prej 50 Euro. Kjo është masa e dytë që ndërmerret në një hark të shkurtër kohor, për lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve shqiptarë drejt vendeve kufitare, pas hyrjes në fuqi më 1 Shkurt 2025 të policës së sigurimit “Karton Jeshil” 1-vjeçar me Malin e Zi.
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, në kuadër të zbatimit të rekomandimeve të Komitetit të Përbashkët të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore (CEFTA) për lehtësimin e lëvizjes ndërkufitare, ka bashkëpunuar ngushtë me Byronë Shqiptare të Sigurimit (BSHS), për të lehtësuar lëvizjen e autoveturave me targa shqiptare drejt vendeve kufitare.
Bazuar në vendimin e Byrosë Shqiptare të Sigurimeve (BSHS), qytetarët shqiptarë mund të pajisen tashmë në të gjitha pikat e shitjes së shoqërive të sigurimit me policën e sigurimit “Karton Jeshil” për autovetura me vlefshmëri 12-mujore, me çmim 50 Euro, e cila mbulon territorin e Maqedonisë së Veriut. Ky vendim mbështet lëvizjen e qytetarëve duke ulur kostot dhe nxitur shkëmbimet ekonomike me fqinjin tonë juglindor.
Shoqëritë e sigurimit do të ofrojnë në të gjitha pikat e shitjes policën e sigurimit “Karton Jeshil” për autovetura me afat vlefshmërie 1-vjeçar për Maqedoninë e Veriut, për Malin e Zi, si dhe do të vijojnë të ofrojnë edhe “Kartonin Jeshil” me afat vlefshmërie 15-ditor me çmim 15 euro.
“Kartoni Jeshil” është një dokument sigurimi ndërkombëtar, që mbulon përgjegjësinë e drejtuesve të mjeteve me targa shqiptare në rast aksidenti gjatë qarkullimit jashtë territorit të vendit.
Sondazh

“Zgjerimi i Tiranë – Durrës mbyllet në dhjetor” - Balluku: Afat ambicioz, aktualisht janë kryer 30% e punimeve
“Zgjerimi i autostradës Tiranë – Durrës në 5 km e parë synohet të përfundojë në dhjetor të këtij viti”. Gjatë inspektimit të punimeve nga kryeministri Edi......

Vendet e BE-së “dëbojnë” mbi 8 mijë shqiptarë/ Eurostat: Renditemi ndër vendet e para me kthimet më të larta
Sipas të dhënave të “Agjencisë Europiane të Statistikave”, rreth 2,130 shqiptarë janë kthyer pas një urdhri për t'u larguar në një nga vendet e Bashkimit......

Polonia, marrëveshje me SHBA për mbrojtjen ajrore - Nënshkruhet kontrata me vlerë 2 miliardë dollarë
Polonia dhe Shtetet e Bashkuara kanë nënshkruar një marrëveshje me vlerë gati 2 miliardë dollar për ushtrinë. Marrëveshja synon ofrimin e mbështetjes......

Kombinat - Ndroq – Plepa, investim i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, bujqësor dhe agroturizmit!
Transformimi urban po vijon në akse, rrugë e zona me rëndësi, jo vetëm infrastrukturore, por edhe për zhvillimin ekonomik, bujqësor dhe të agroturizmit që......

Depozitat e sigurueshme, 1.5 trilionë lekë - Raporti vjetor i ASD/ Gati 93% e kursimeve në banka kompensohen plotësisht
Me rritjen e numrit të depozitave, është rritur edhe sigurimi i tyre nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave. Totali i kursimeve në sistemin bankar për fundin......

40 miliardë dollarë për Inteligjencën Artificiale - Open AI mbledh fonde për të zgjeruar infrastrukturën e teknologjisë së re
OpenAI njoftoi se do të mblidhte deri në 40 miliardë dollarë në një raund të ri financimi të udhëhequr nga SoftBank Group me një vlerësim prej 300 miliardë......

Sa frytdhënëse ishte ekonomia shqiptare në 2024? - Raporti vjetor i BSH/ U rritën punësimi dhe pagat. Më shumë të ardhura për familjet
Në vitin që lamë pas, rritja ekonomike mbeti në nivele të larta, rreth nivelit 4%, duke u shoqëruar edhe me një rritje të punësimit dhe pagave. Banka e......

Android dhe iOS, “kokë më kokë” në Shqipëri/ Cilin sistem operativ përdorin më shumë shqiptarët?
Përdorimi i platformave mobile në Shqipëri vazhdon të evoluojë, duke reflektuar prirjet globale dhe preferencat e konsumatorëve. Sipas statistikave më të......