Shqipëria Postuar më 11 Shkurt 2025, 17:25

Eurobond 650 mln euro pritet të jetë 10-vjeçar - Periudha e paraqitjes së interesit 11 shkurti - 11 mars 2025

Nga Hamit Yzeiraj

Eurobond 650 mln euro pritet të jetë 10-vjeçar - Periudha

Shqipëria ka nisur procesin për të emetuar një Eurobond të ri me vlerë 650 milionë euro, një lëvizje kyçe për financimin e borxhit aktual dhe mbështetjen e ekonomisë.

Në një njoftim të London Stock Exchange, JP Morgan fton të gjithë investitorët institucionale të marrin pjesë në emetimin e këtij eurobondi nga qeveria shqiptare.

Ky Eurobond pritet të jetë 10-vjeçar me normë fikse interesi, por që nuk është përcaktuar ende dhe do të listohet në Bursën e Londrës.

Fondet e mbledhura do të përdoren për ripagimin e borxhit të mëparshëm dhe për të siguruar likuiditet për nevojat e qeverisë. Për të siguruar një çmim dhe një kërkesë sa më të mirë, bankat që janë angazhuar si menaxherë të stabilizimit janë J.P. Morgan Securities PLC (Koordinatori i Stabilizimit), Deutsche Bank, IMI-Intesa Sanpaolo, Société Générale.

Këto banka do të luajnë një rol të rëndësishëm në menaxhimin e çmimit të obligacioneve në treg dhe në ruajtjen e stabilitetit të tyre, duke shmangur luhatjet e mëdha.

Përveç kësaj, këto banka kanë të drejtën të mbi-alokojnë deri në 5% më shumë obligacione, një praktikë që ndihmon në përmirësimin e performancës së tyre në treg.

Periudha e stabilizimit pritet të zgjasë nga 11 shkurti deri më 11 mars 2025, por mund të përfundojë më herët nëse tregjet e kërkojnë.

Gjithashtu, njoftimi zyrtar sqaron se ky Eurobond nuk mund të blihet nga investitorë në SHBA dhe është i destinuar vetëm për investitorë të mëdhenj brenda dhe jashtë Mbretërisë së Bashkuar, me përvojë të lartë financiare.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat