Shqipëria Postuar më 11 Shkurt 2025, 16:58

Leasing dhe turizmi, kombinimi fitues/ Mjeti që po ndihmon kompanitë e makinave me qira të rriten

Nga Hamit Yzeiraj

Leasing dhe turizmi, kombinimi fitues/ Mjeti që po ndihmon kompanitë e

“Leasing” është kthyer në një mjet kyç për zhvillimin e sektorit të qirasë së makinave në Shqipëri. Leasing është një formë qiraje afatgjatë, ku një kompani ofron një pasuri për përdorim ndaj një personi ose kompanie tjetër, në këmbim të pagesave mujore. Pas përfundimit të periudhës së qirasë, personi mund të ketë mundësinë ta blejë pasurinë ose ta kthejë. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, vlera e kontratave të lidhura gjatë vitit të kaluar arriti në 367 milionë euro. Krahasuar me vitin 2023, huaja u zgjerua me 126 milionë euro.

"Është një produkt financiar që mbështet nevojën e konsumatorëve, sepse përdoret si kolateral makina. Nga ana tjetër, kemi edhe mundësinë e përfitimit përmes zbritjes së taksës që ofron ‘Leasing’," shprehet Artur Ribaj, ekspert bankar.

Impakti kryesor vjen nga zhvillimi i sektorit të turizmit. Rritja e numrit të shtetasve të huaj ka shtuar kërkesën për makina me qira.

"Rritja e turizmit ka dhënë entuziazëm te bizneset në këtë drejtim, përfshirë edhe ata që japin makina me qira, duke e parë me interes për të investuar në këtë sektor. Por, nga ana tjetër, entuziazmi ndoshta është më i madh seç duhet, ndaj subjektet duhet të jenë të kujdesshme," shton ndër të tjera eksperti Ribaj.

Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare e Biznesit, janë rreth 124 subjekte në të gjithë vendin që ofrojnë shërbimet e makinave me qira, ose siç njihen ndryshe “rental cars”.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat