Cilat do të jenë efektet e hartës së re të vreshtave? - Ekspertët: Certifikohen produktet, plotësohen standardet e BE

Shqipëria do të ketë një hartë të re vreshtarie për kultivimin e rrushit për verë. Projektligji i ri i hedhur për konsultim publik synon të fuqizojë varietetet vendase të verës si dhe t’i përshtatet standardeve që kërkon tregu i Bashkimit Europian, përmes certifikimit të produkteve. Por cilat do të jenë efektet e homogjenizimit të zonave për prodhim vere?
Enver Shehi, Agronom Vreshtarie, Prodhues Vere:
“Ky projektligj ka goxha avantazhe. Së pari nxjerr në pah varietetet autoktone të përshtatshme që i përkasin një zone gjeografike në të cilën bëhen më të besueshme apo më të vlerësueshme. Për shembull, Sheshi Bardhë apo Sheshi i zi, mbillet në Shqipërinë e mesme, Por kjo nuk do të thotë që të penalizohen një shtrirje më të gjerë gjeografike, kur plotësohen këto kritere, të mos mbillet Sheshi në zona të tjera. Ky është një lloj disavantazhi. Nga ana tjetër nuk mund të mos e favorizojmë një prodhues fermer kur ai prodhon me cilësi, që të mos bashkëpunojë me ne, pavarësisht nëse eshtë në zonën e miratuar apo jo, ndërsa në projektligj kërkohet që ti duhet ta deklarosh ku e merr lëndën e parë.”
Uka, Enolog, Prodhues vere:
“Ndarja zonale duhet për identifikimin dhe prejardhjen e origjinës, sepse prejardhja e origjinës, i jep më garanci konsumatorit, që do të thotë, kur është një verë e hapur në një karton ti nuk e di çfarë ka në atë dhe nga ka ardhur sepse nuk ka një ligj dhe nuk ka një vulë. Për shembull po të marrim rastin e Italisë, ata kanë tre vula, DOCG, DOC, dhe IGT. Këto vula tregojnë besueshmëri dhe gjurmueshmëri. Në Shqipëri është shumë më e lehtë për tu bërë sepse Shqipëria është shumë e vogël. Ka shumë më pak kantina."
Objektivat që priten të arrihen janë klasifikimi zyrtar i zonave të prodhimit të rrushit për verë; Krijimi i një baze shkencore për zonimin; Krijimi i zonave homogjene të përshtatshme për kultivimin e varieteteve autoktone si: Kallmet, Sheshi i Zi, Sheshi i Bardhë, Vlosh, Serina dhe Debina.
Ky proces konsiderohet si i domosdoshëm për përfshirjen e verërave shqiptare në skemën e cilësisë së Bashkimit Evropian (Treguesit Gjeografikë të Mbrojtur-TGJM, Emërtimet e Origjinës së Mbrojtur-EOM, termat tradicionalë etj.) të cilat sot dominojnë tregun e verërave evropiane.
Bizneset që synojnë BE-në janë të paqartë - Zekja: Sfidë financiare për sipërmarrjet shqiptare
Integrimi europian mbetet sfida kryesore për Shqipërinë në katërvjeçarin e ardhshëm, por njëkohësisht edhe një proces që kërkon përgatitje të thelluar,......
Kryeministri Rama në Abu Dhabi për Javën e Qëndrueshmërisë 2026
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Emiratet e Bashkuara Arabe për të marrë pjesë në Javën e Qëndrueshmërisë “Abu Dhabi Sustainability Week 2026” (ADSW), që ka......
“Efekti TEMU” rrit postën ndërkombëtare në Shqipëri - Blerjet online çojnë në rekord dërgesash nga jashtë vendit. Rreth 102% më tepër se në 2024
Përgjatë harkut kohor të një viti, në Shqipëri kanë ardhur më shumë objekte me postë nga jashtë vendit. Sipas të dhënave më të fundit nga Autoriteti i......
Autostrada Elbasan-Lekaj/ Gati hapja e 4 tenderëve për ndërtimin e 21 km të mbetur
Autoriteti Rrugor Shqiptar planifikon hapjen e tenderëve për ndërtimin e segmentit nga Pajova e Peqinit, në Rrogozhinë, pjesë e korridorit 8. TV SCAN ka......
Shqipëria, mes destinacioneve kryesore turistike/ Parashikimi i Oxford Economics: Vendi ynë, me më të “mëdhenjtë” e kontinentit
Oxford Economics parashikon një rritje të ndjeshme të turizmit global për vitin 2026, me SHBA-në, Spanjën, Italinë, Turqinë, Greqinë, Francën, Kinën,......
Fshihen 1 miliardë euro detyrime të bizneseve - Presidenti dekreton 7 ligje të paketës. Gati zbatimi i paqes fiskale
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka dekretuar 7 ligje të paktës fiskale, për t’i hapur më tej rrugë botimit në Fletoren Zyrtare dhe më tej hyrjes në......
Rreth 99 mijë makina të reja të regjistruara në 2025-ën/ DPSHTRR: Rritje e kërkesës për mjete më të sigurta dhe efikase
Tregu i automjeteve në vend po shënon një rritje te ndjeshme, duke reflektuar modernizimin gradual të flotës rrugore. Të dhënat më të fundit nga Drejtoria e......
Varësia e madhe e Kinës nga nafta iraniane - Vitin e kaluar Pekini bleu 10.27 milionë fuçi në ditë nga vendi nën sanksione
Kina, importuesja më e madhe e naftës bruto në botë, është blerësi kryesor nga prodhuesi i OPEC-ut, Irani, duke e lënë Pekinin të ekspozuar në mënyrë unike......


