Begaj nis konsultat për datën e zgjedhjeve - Takime me partitë politike, Presidenti: Proces i rëndësishëm
Presidenti Bajram Begaj ka nisur një proces konsultimi me partitë politike për përcaktimin e datës së zgjedhjeve të përgjithshme që do të zhvillohen vitin e ardhshëm.
Ndërkaq, përmes një postimi në rrjetet sociale, Begaj e konsideroi këtë proces si tejet të rëndësishëm, ndërsa kërkoi që edhe palët e thirrura në konsultë ta trajtojnë me seriozitet dhe përgjegjshmëri.
Postimi i plotë i Begajt:
Legjislaturës X të Kuvendit po i afrohet fundit dhe koha që pushteti të kthehet te zgjedhësit po afron.
Ky pushtet i zgjedhësve nuk duhet të reduktohet vetëm në një datë kalendarike që Presidenti i Republikës e cakton për shqiptarët me qëllimin që ata të shprehin vullnetin e tyre.
Dekretimi i datës së zgjedhjeve duhet të shënojë fillimin e një procesi intensiv konsultash dhe llogaridhënie për të gjithë aktorët politikë, qeveritarë e opozitarë.
Ky proces thelbësor për demokracinë duhet të shndërrohet në shfaqje të mirëfilltë pjesëmarrjeje dhe angazhimi qytetar.
Diskutimi i çiltër, i përgjegjshëm, serioz dhe vizionar, duhet të shoqërojë çdo hap të komunikimit të politikanëve me zgjedhësit.
Vullneti politik i zgjedhësve duhet të ngjizet bazuar në debatin e hapur, transparent e konstruktiv, në ballafaqimin civil të alternativave, dhe jo në keqpërdorim të pushtetit administrativ dhe atij zgjedhor, apo në oferta elektorale të paligjshme.
Një proces i drejtë elektoral ka hap të parë caktimin e datës së zgjedhjeve, duke u nisur nga interesi më i mirë i zgjedhësve, duke peshuar me paanësi argumentet pro dhe kundër secilës alternativë dhe duke tërhequr në vendimmarrje zërin e një spektri të gjerë aktorësh politikë e institucionalë.
Këtij qëllimi i shërben më së miri konsulta e nisur sot, me shpresën dhe urimin që palët e thirrura në konsultë do ta mirëpresin atë me të njëjtin seriozitet, respekt dhe përgjegjshmëri, me të cilën janë ftuar të bëhen pjesë me opinionet dhe sugjerimet e tyre.
Sondazh

Banka e Shqipërisë miraton Strategjinë Afatmesme të Zhvillimit - Përcaktohen objektivat/ Nga politika monetare, te emisionet e parasë
Këshilli Mbikëqyrës miratoi Strategjinë Afatmesme të Zhvillimit të Bankës së Shqipërisë për periudhën 2025-2027, si dhe buxhetin për vitin 2025. Strategjia......

Premtimet e Trump dhe Musk për shkurtime masive - Punonjësit federalë shpresojnë të shpëtojnë vendin e punës
Mbi 2 milionë punonjës civilë federalë në SHBA po kërkojnë të mbrohen nga premtimi i Donald Trump dhe Elon Musk për të ulur kostot buxhetore duke shkurtuar......

Jo vetëm për turizëm, por edhe ndërhyrje estetike - Eksperti: Shqipëria të ndjekë modelin e Turqisë
Shqipëria gjithnjë e më shumë po pret shtetas të huaj kryesisht nga Italia për të kryer ndërhyrje estetike. Nga të dhënat e "Ministrisë së Turizmit"......

FMN: Bonusi i fundvitit nuk është zgjidhje afatgjatë - Krijohet fond në BSH për të shtuar të ardhurat e pensionistëve në vitet në vijim
Së shpejti pritet të krijohet një sistem i ri që do të dedektojë mosdeklarimin e pagave të punonjësve dhe një fond për shtimin e të ardhurave të......

“Të 2-fishojmë prodhimin e energjisë brenda 5 viteve” - Zv.ministri Klosi: Jemi në kushtet për të ndërtuar treg rajonal
Shqipëria gjithnjë e më shumë është duke ndjekur modelin e vendeve të zhvilluara për implementimin e energjisë së gjelbër. Gjatë Panairit të Energjisë,......

BQE i frikësohet efektit të tarifave të Trump - Sipas dy zyrtarëve, perspektiva e rritjes ekonomike është e turbullt
Dy politikëbërës kryesorë të Bankës Qendrore Evropiane deklaruan se ishin më të shqetësuar për dëmin që tarifat e reja tregtare të SHBA-së do t'i bënin......

885 milionë lekë për sistemin e kanalizimeve në Spille - Projekti synon zhvillimin turistik të zonës
Agjencia Kombëtare e Ujësjellës- Kanalizimeve ka hapur tenderin për sistemin e ri të ujësjellës-kanalizimeve në zonën turistike të Spillesë. Vlera e......

Rama: Kamera në shkolla. Po mendojmë ndalimin e plotë të Snapchat e TikTok!
Gjatë një komunikimi me gazetarët pas mbledhjes së qeverisë, Rama u shpreh se garantimi i sigurisë së fëmijëve është përparësia e përparësive, por nuk janë......