Shqipëria Postuar më 20 Nëntor 2024, 14:34

FMN: Bonusi i fundvitit nuk është zgjidhje afatgjatë - Krijohet fond në BSH për të shtuar të ardhurat e pensionistëve në vitet në vijim

Nga Ledina Elezi

FMN: Bonusi i fundvitit nuk është zgjidhje afatgjatë - Krijohet

Së shpejti pritet të krijohet një sistem i ri që do të dedektojë mosdeklarimin e pagave të punonjësve dhe një fond për shtimin e të ardhurave të pensionistëve. Kjo gjë u bë e ditur gjatë diskutimeve në Komisionin për Ekonominë dhe Financat.

Kryetari i Komisionit, Eduard Shalsi, u shpreh se Fondi Monetar Ndërkombëtar nuk e sheh si zgjidhje rritjen e bonusit të fundvitit.

“Për të cituar drejt Fondin Monetar Ndërkombëtar me të cilin patëm një takim pak më parë, thanë po, nuk është skemë e qëndrueshme bonusi, por nuk është as zgjidhje afatgjatë, por nuk e përjashtuan si një zgjidhje afatshkurtër dhe ne për këtë gjë jemi të vetëdijshëm.”

Në vijim pritet të krijohet një llogari në Bankën e Shqipërisë, i cili do të përdoret për të shpërndarë të ardhura shtesë për pensionistët.

“Krahas bonusit normal ose bazë, që e kemi pjesë të programimit buxhetor prej disa vitesh, pra që është 3.7 mld në buxhetin e 2025, ne do të krijojmë edhe një llogari në Bankën e Shqipërisë, në të cilën do të kalojmë fonde të krijuara nga performanca më e mirë e ekonomisë dhe e buxhetit të shtetit të vitit, që do ta përdorim si një element për të plotësuar, ose për të shtuar të ardhurat e pensionistëve në vitet e ardhshme”- u shpreh Mimoza Dhëmbi.

Për sa i përket luftës ndaj informalitetit, Olta Manjani theksoi se nuk është diçka që mund të zgjidhet vetëm me fushata ndërgjegjësuese.

“Po ngrihet një sistem pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, me qëllim që ta kontrollojë dhe monitorojë këtë problem në mënyrë sistematike. Pra, që të mos duhet që pas një viti, apo pas dy vitesh, ne të dalim sërish në fushata ndërgjegjësuese për pagesat e kontributeve shoqërore. Po krijohet ky sistem, i cili mund të dedektojë në kohë reale në momentin që deklarohen pagesat e kontributeve shoqërore duke identitifkuar sektorin ku operon subjekti privat, sa është paga mesatare e këtij sektori, sa janë pagat që lidhen me profesione të caktuara’ – nënvizoi Zëvendësministrja.

Fushata kundër informalitetit që do të konkretizohet përmes ngritjes së këtij sistemi të ri, pritet të rrisë numrin e kontribuesve në skemën e sigurimeve shoqërore.



 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat