Shqipëria Postuar më 22 Gusht 2025, 11:10

Shkollat, me rregulla të reja - Nga lufta ndaj bullizmit, te oficerët e sigurisë

Nga Diamila Leka

Shkollat, me rregulla të reja - Nga lufta ndaj bullizmit, te oficerët

Në Fletoren Zyrtare është publikuar udhëzimi “Për kualifikimin e vazhduar profesional të mësimdhënësve të kulturës profesionale në arsimin dhe formimin profesional”, nga ku janë paraqitur masat të cilat duhet të ndërmerren për nisjen e vitit të ri arsimor 2025-2026.

Në fokus të udhëzimit janë regjistrimet e nxënësve, shpërndarja e teksteve shkollore, siguria në shkolla, si dhe masa kundër bullizmit dhe dhunës. Drejtoritë e shkollave duhet të afishojnë në vende të dukshme listat me tekstet shkollore për çdo klasë, përfshirë titullin, shtëpinë botuese, çmimin, si dhe datat dhe vendin e shpërndarjes.

Për klasat nga e para deri në të nëntën, si dhe për kategoritë në nevojë, tekstet do të ofrohen falas, në përputhje me vendimet e Këshillit të Ministrave. Një tjetër masë e rëndësishme është ndalimi i përdorimit të celularëve në ambientet shkollore. Kjo do të përfshihet në rregulloren e brendshme të çdo shkolle, dhe zbatimi do të mbikëqyret nga drejtoria.

Udhëzimi gjithashtu forcon rolet e shërbimit psikosocial dhe oficerëve të sigurisë, të cilët do të punojnë sipas standardeve dhe etikës profesionale të përditësuara.
Raportimet mbi ecurinë e tyre do të kryhen në mënyrë periodike pranë Ministrisë së Arsimit.

Në qendër të vëmendjes mbetet edhe parandalimi i dhunës, bullizmit dhe ekstremizmit në shkolla. MAS kërkon ngritjen e këndeve “Stop Dhunës”, ekipeve “antibullying”, forcimin e komisioneve të etikës dhe disiplinës, si dhe organizimin e veprimtarive sensibilizuese në 21 nëntor, që shënon Ditën Kombëtare kundër Bullizmit.

Institucionet shkollore dhe ato vendore janë të detyruara të raportojnë çdo rast dhune, si dhe të paraqesin raporte të detajuara për masat e marra, në përputhje me planin kombëtar të veprimit. Ky udhëzim vjen në kuadër të përgatitjeve për vitin e ri shkollor dhe synon të garantojë një mjedis të sigurt, gjithëpërfshirës dhe të mbështetur për çdo nxënës.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 22 Gusht Edel Strazimiri

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan e ka mbyllur këtë javë pozitivisht duke rikuperuar pikë gjatë tërë kësaj periudhe teksa është blerë mëngjesin e sotëm me 82.9 lekë dhe është......