Bota Postuar më 20 Nëntor 2024, 13:56

BQE i frikësohet efektit të tarifave të Trump - Sipas dy zyrtarëve, perspektiva e rritjes ekonomike është e turbullt

Nga Dorian Koça

BQE i frikësohet efektit të tarifave të Trump - Sipas dy

Dy politikëbërës kryesorë të Bankës Qendrore Evropiane deklaruan se ishin më të shqetësuar për dëmin që tarifat e reja tregtare të SHBA-së do t'i bënin rritjes ekonomike në eurozonë sesa ndonjë ndikim në inflacion.

Investitorët dhe politikëbërësit anembanë botës janë në pritje të detajeve të politikës së re tregtare të presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, pasi ai e bëri proteksionizmin një element kyç të propozimit të tij për votuesit gjatë fushatës.

Zëvendëspresidenti i BQE-së Luis de Guindos dhe presidenti i Bundesbank-ut Joachim Nagel theksuan goditjen që kufizimet e reja tregtare do të kishin në prodhim, ndërkohë që ato dukeshin më të sigurta për perspektivën e inflacionit.

"Bilanci i makro-risqeve është zhvendosur nga shqetësimet për inflacionin e lartë në frikën mbi rritjen ekonomike," tha de Guindos. Sipas tij, perspektiva e rritjes është e turbullt nga pasiguria në lidhje me politikat ekonomike dhe peizazhin gjeopolitik, si në zonën e euros ashtu edhe globalisht. Tensionet tregtare mund të rriten më tej, duke rritur rrezikun e materializimit të ngjarjeve në fund.

Disa analistë kanë frikë se mandati i dytë i Trump mund të sjellë një përsëritje shumë më të keqe të luftës tregtare të ish-presidentit republikan 2018-2019 me Kinën, me pasoja për Evropën dhe hakmarrje të mundshme.

Nga ana e tij, Nagel, tha se tarifat e premtuara nga Trump do të përmbysnin tregtinë ndërkombëtare, por ai "nuk ishte tepër i shqetësuar" për ndikimin e tyre në inflacion.

"Integrimi global do të duhet të ulet ndjeshëm për të shkaktuar një rritje të dukshme të presioneve inflacioniste dhe, deri më tani, ne nuk e kemi parë këtë", shtoi ai.

BQE ka ulur normat e interesit tre herë që nga qershori, ndërsa inflacioni në zonën e euros i afrohet objektivit të tij prej 2%. Por ajo gjithashtu ka ulur dy herë parashikimet e saj për ekonominë, pasi një rimëkëmbje në 20 vendet që ndajnë euron rezulton e pa arritshme.

Nagel argumentoi se BQE nuk mund të "neglizhojë plotësisht prodhimin" dhe nuk do të reagonte ndaj lëvizjeve të inflacionit.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat