885 milionë lekë për sistemin e kanalizimeve në Spille - Projekti synon zhvillimin turistik të zonës
Agjencia Kombëtare e Ujësjellës- Kanalizimeve ka hapur tenderin për sistemin e ri të ujësjellës-kanalizimeve në zonën turistike të Spillesë. Vlera e përllogaritur është 885 milionë e 371 mijë lekë.
Ky projekt është pjesë e një planifikimi të gjerë për zhvillimin e zonës, e cila synon të rrisë kapacitetet për turizmin, duke përmirësuar kushtet infrastrukturore dhe sanitare.
Ndërtimi i kanalizimeve, i shërben komunitetit të këtij fshati me rreth 3.310 banorë, si dhe për numrin e lartë të turistëve që vizitojnë këtë destinacion.
Sipas autoriteteve të Njësisë Administrative, Spilleja tërheq 2,400 turistë pushues dhe mbi 15,000 vizitor ditorë nga zonat e Kavajës, Elbasanit dhe Durrësit. Shifra e llogaritur e vizitorëve që kalojnë natën në këtë zonë është rritur në mënyrë konstante përgjatë 4 viteve të fundit, po kështu janë rritur edhe fitimet nga turizmi.
Ndërkohë në dokumentin e publikuar, thuhet se infrastruktura e sistemit të kanalizimeve në përgjithësi është në gjendje të mjerueshme. Andaj, për të përmirësuar kushtet ekzistuese sanitare dhe për të shmangur rreziqe potenciale, për shëndetin e popullatës lokale dhe turistëve kryesisht në zonat bregdetare, qeveria shqiptare ka vendosur që pas implementimit të projekteve të furnizimit me ujë, ata do të duhet të pasohen nga ndërtimi i ri i sistemit të kanalizimeve dhe objekteve të trajtimit të ujërave të përdorura.
AKUK ka vënë në dispozicion fonde, për projektimin e kanalizimeve të ujërave të përdorura dhe impiantit të trajtimit të tyre në zonën turistike të Spillesë. Projekti do të hartohet në përputhje me të gjitha normat dhe standartet për projektim që parashikon legjislacioni në fuqi.
Rëndësia relative e turizmit në ketë zonë, mund të shihet nga fakti se nga 61 biznese që janë funksionale në zonën turistike të komunës, 51 varen nga turizmi. Këto biznese janë të lidhura drejtpërdrejt me turizmin - akomodimin, restorantet, e baret me 10 biznese të tjera, të cilat janë gjithashtu shumë të varura nga kërkesat turistike.
Sondazh

Rama: Kamera në shkolla. Po mendojmë ndalimin e plotë të Snapchat e TikTok!
Gjatë një komunikimi me gazetarët pas mbledhjes së qeverisë, Rama u shpreh se garantimi i sigurisë së fëmijëve është përparësia e përparësive, por nuk janë......

Kinezët nuk preferojnë më orë zvicerane - 2,3 mld franga blerje më pak në tetor. SHBA dhe Japonia vijojnë rritjen
Eksportet e orëve zvicerane ranë për të dytin muaj radhazi në tetor, për shkak të kërkesës së ulët në Kinë. “Eksportet ranë 2.8%, në rreth 2.3 miliardë......

Në pension 67 vjeç jo në 2056, por më herët - Manjani: Nuk rrisim moshën. Do përshpejtojmë vënien në zbatim të skemës së 2015-ës
Qeveria ka mohuar mundësinë e rritjes së moshës së daljes në pension, por ka paralajmëruar që barazimi i moshës në 67 vjeç si për burrat dhe për gratë të mos......

Dita e fundit për vetëdeklarimin e pagave - Nga nesër tatimorët nisin kontrollet në bizneset me risk
E mërkura e 20 nëntorit është dita e fundit për të gjitha bizneset, të cilat kanë rezultuar si subjekte me risk në fushën e informalitetit të pagave, që të......

Lezha, ndërhyrje emergjente në 10 ura e prita malore - Hapet tenderi për parandalimin e pasojave të reshjeve
Bashkia e Lezhës ka shpallur tenderin për studim e projektim për ndërhyrje emergjente dhe parandalimi ndaj pasojave që mund të sjellin reshjet e shumta të......

Italia rikuperon artefakte etruske me vlerë 8 milionë euro të destinuara për tregun e zi! (FOTOT)
Autoritetet italiane kanë njoftuar sekuestrimin e një gërmimi të paligjshëm të një varrimi etrusk në rajonin qendror të Umbria dhe po hetojnë dy persona për......

Kukësi dhe Dibra ruajnë traditën, "bastionet" e shtëpive private / Gati 60% e pallateve në Shqipëri janë të përqëndruara në Tiranë dhe Vlorë
Në Shqipëri, urbanizimi ka qenë një proces dinamik në dekadat e fundit. Nga periudha e tranzicionit pas viteve ’90 deri në ditët e sotme, ndërtimi i......

Pse shqiptarët po rrisin kërkesën për gurë të çmuar? Rreth 4.9 miliardë lekë importe përgjatë dhjetë muajve të vitit aktual
Sipas të dhënave të INSTAT, gjatë vitit 2024, pra deri në muajin Tetor, u importuan 4.9 miliardë lekë perla natyrale, gurë të çmuar dhe bizhuteri. Kjo shifër......