Rama: Kamera në shkolla. Po mendojmë ndalimin e plotë të Snapchat e TikTok!
Gjatë një komunikimi me gazetarët pas mbledhjes së qeverisë, Rama u shpreh se garantimi i sigurisë së fëmijëve është përparësia e përparësive, por nuk janë po kaq të thjeshta përgjigjet e duhura në këto kushte kaq sfiduese.
Rama bëri të ditur se do të hapet një diskutim i gjerë publik nëse qeveria duhet të vendosë filtra për rrjetet sociale apo të ndalojë plotësisht përdorimin në territorin e Shqipërisë të TikTok apo Snapchat.
Sipas tij aktualisht duhen rishikuar sanksionet për futjen e celularëve në shkolla si dhe shprehu nevojën e futjes së kamerave në shkolla që prindërit të shikojnë në kohë reale çfarë ndodh me fëmijët e tyre.
“Gjithsecili prej nesh të marrë më shumë në frontin e edukimit të fëmijëve që nis nga muret e shtëpisë deri në ekranet e TV-ve duke përfshirë edhe sallën e parlamentit që është një sallë e hapur e nxitjes së dhunës”, tha Rama.
“Të lehtësojmë presionet që iu vijnë fëmijëve nga rrjetet sociale. TikTok dhe Snapchat janë 2 burimet kryesore të nxitjes së dhunës dhe akteve të bullizimit deri në ngjarje si kjo e fundit.”
“Dilema jonë si qeveri është nëse duhet të provojmë edhe ne të ecim në drejtim të vendosjes së filtrave kur në fakt nga të gjitha eksperiencat e tanishme në Europë apo përtej saj mësojmë se efektiviteti i tyre është ende shumë i ulët. Apo nëse duhet të ndërmarrim një masë drastike për mbylljen e plotë të Tik Tok-ut dhe pse jo dhe Snapchat në territorin e Republikës së Shqipërisë. Kemi vendosur që këtë dilemë ta hedhim në një diskutim të gjerë në të gjitha komunitetet e prindërve ku do të angazhohen të gjitha shkollat nën drejtimin e Ministrisë së Arsimit për të marrë një vendim sa më demokratik për një problem kaq të madh dhe kompleks në përmbajtjen dhe zgjidhjen e vetë”, tha ai.
Sondazh

Kinezët nuk preferojnë më orë zvicerane - 2,3 mld franga blerje më pak në tetor. SHBA dhe Japonia vijojnë rritjen
Eksportet e orëve zvicerane ranë për të dytin muaj radhazi në tetor, për shkak të kërkesës së ulët në Kinë. “Eksportet ranë 2.8%, në rreth 2.3 miliardë......

Në pension 67 vjeç jo në 2056, por më herët - Manjani: Nuk rrisim moshën. Do përshpejtojmë vënien në zbatim të skemës së 2015-ës
Qeveria ka mohuar mundësinë e rritjes së moshës së daljes në pension, por ka paralajmëruar që barazimi i moshës në 67 vjeç si për burrat dhe për gratë të mos......

Dita e fundit për vetëdeklarimin e pagave - Nga nesër tatimorët nisin kontrollet në bizneset me risk
E mërkura e 20 nëntorit është dita e fundit për të gjitha bizneset, të cilat kanë rezultuar si subjekte me risk në fushën e informalitetit të pagave, që të......

Lezha, ndërhyrje emergjente në 10 ura e prita malore - Hapet tenderi për parandalimin e pasojave të reshjeve
Bashkia e Lezhës ka shpallur tenderin për studim e projektim për ndërhyrje emergjente dhe parandalimi ndaj pasojave që mund të sjellin reshjet e shumta të......

Italia rikuperon artefakte etruske me vlerë 8 milionë euro të destinuara për tregun e zi! (FOTOT)
Autoritetet italiane kanë njoftuar sekuestrimin e një gërmimi të paligjshëm të një varrimi etrusk në rajonin qendror të Umbria dhe po hetojnë dy persona për......

Kukësi dhe Dibra ruajnë traditën, "bastionet" e shtëpive private / Gati 60% e pallateve në Shqipëri janë të përqëndruara në Tiranë dhe Vlorë
Në Shqipëri, urbanizimi ka qenë një proces dinamik në dekadat e fundit. Nga periudha e tranzicionit pas viteve ’90 deri në ditët e sotme, ndërtimi i......

Pse shqiptarët po rrisin kërkesën për gurë të çmuar? Rreth 4.9 miliardë lekë importe përgjatë dhjetë muajve të vitit aktual
Sipas të dhënave të INSTAT, gjatë vitit 2024, pra deri në muajin Tetor, u importuan 4.9 miliardë lekë perla natyrale, gurë të çmuar dhe bizhuteri. Kjo shifër......

Pas francezëve, radha e britanikëve - Mijëra fermerë në protestë kundër rritjes së taksës së trashëgimisë!
Mijëra fermerë në Mbretërinë e Bashkuar janë mbledhur jashtë Parlamentit për të protestuar kundër vendimit të qeverisë për të rritur taksën e trashëgimisë në......