“Arsimi të mbështesë tranzicionin e gjelbër” - Kërkesat/ Veprimet të jenë të shpejta për të përmbushur nevojat e tregut të punës
“Tranzicioni drejt energjisë së rinovueshme vendos një ngarkesë të konsiderueshme si në sektorin e arsimit, ashtu dhe në atë të biznesit, ndaj është e nevojshme ndërhyrja në arsim për të adresuar nevojat e tregut”.
Kërkesa u bë nga Tina Šarić, drejtoreshë e Iniciativës për Reformën e Arsimit të Evropës Juglindore (ERI SEE), gjatë takimit rajonal me temë “Tranzicioni Energjetik, Zhvillimi i Kapitalit Njerëzor: Plani i Veprimit në Mbështetje të Arsimit dhe Trajnimit për Sektorin e Energjisë së Rinovueshme”, i zhvilluar së fundmi në Shkup. Takimi mblodhi ekspertë të sektorit të Arsimit dhe Formimit Profesional dhe energjisë, përfaqësues të ministrive të arsimit dhe AFP-së, agjencive të kualifikimit dhe dhomave të tregtisë, si dhe sektorit të biznesit nga gjashtë ekonomi të Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe Shqipërinë. Qëllimi kryesor i tij ishte diskutimi dhe miratimi i Planit rajonal të Veprimit në mbështetje të arsimit dhe trajnimit për sektorin e energjisë së rinovueshme me aktivitete të rekomanduara për sektorin r arsimit në mbështetje të tranzicionit energjetik.
“Për t’iu përgjigjur kësaj situate në mënyrë efektive, veprimet arsimore duhet të jenë nga njëra anë të shpejta në përmbushjen e nevojave aktuale, por në të njëjtën kohë të orientuara drejt së ardhmes, duke planifikuar 10, 15 apo edhe 20 vjet përpara, në mënyrë që të përmbushin nevojat në zhvillim të shoqërisë. Në qendër të kësaj përpjekjeje janë mësuesit, të cilët duhet të jenë të pajisur jo vetëm me njohuri të përditësuara në fushën e energjisë së rinovueshme, por edhe me një kuptim të sfidave më të gjera të qëndrueshmërisë sociale dhe mjedisore”, - tha Šarić.
Gjatë aktivitetit u prezantua edhe drafti i Planit Rajonal të Veprimit, i cili është ndërtuar mbi një analizë të angazhimeve të ekonomive të Ballkanit Perëndimor në fushën e energjisë së rinovueshme, gjendjen e tyre aktuale si dhe rezultatet e një ankete të zhvilluar me mësues nga i gjithë rajoni mbi nevojat e tyre për zhvillim profesional në fushën e qëndrueshmërisë dhe energjisë së pastër.
Sipas Šarić, qëllimi kryesor i Planit të Veprimit rajonal është të përshkruajë disa nga nevojat e sektorit të arsimit në raport me tranzicionin energjetik dhe të identifikojë hapat që duhen ndërmarrë në të ardhmen. Takimi rajonal u organizua nga ERI SEE në bashkëpunim me GIZ, në kuadër të projektit “Shërbimet e Energjisë së Rinovueshme në Arsim dhe Trajnim” si pjesë e një projekti më të madh rajonal të udhëhequr nga GIZ, me titull “Axhenda e Gjelbër: Dekarbonizimi i Sektorit të Energjisë Elektrike në rajonin e Ballkanit Perëndimor”. Qëllimi kryesor i tij ishte pikërisht diskutimi dhe miratimi i Planit rajonal të Veprimit në mbështetje të arsimit dhe trajnimit për sektorin e energjisë së rinovueshme me aktivitete të rekomanduara të sektorit të arsimit në mbështetje të tranzicionit të energjisë.

“BE do të kërkojë një marrëveshje me SHBA” - Komisioneri i Tregtisë, Sefcovic: Por jemi gati për kundërmasa!
Bashkimi Evropian do të përpiqet të arrijë një marrëveshje të mirë tregtare me Shtetet e Bashkuara, ndërsa po përgatit kundërmasa të mundshme në rast se......

Nis rilindja urbane 2.0/ Rama: Brenda vitit 2028 do të mbyllet procesi i legalizimeve
Këtë të hënë, kryeministri Edi Rama e nisi me një takim me deputetë dhe kryebashkiakë në vijimësinë e vizionit “Shqipëria 2030”. Hapësirat publike ishin......

Franca do të rrisë shpenzimet ushtarake - Macron njofton 6.5 miliardë euro shtesë në dy vitet e ardhshëm
Presidenti francez Emmanuel Macron njoftoi një shtesë prej 6.5 miliardë euro në shpenzime ushtarake gjatë dy viteve të ardhshme. Macron i paraqiti këto plane......

Rama: Operator kombëtar për furnizimin me ujë dhe menaxhimin e mbetjeve!
Kryeministri Edi Rama në takimin me deputetët e qarkut të Tiranës u ndal edhe tek disa problematika në bashkinë e Tiranës, ku theksoi domosdoshmërinë e......

“Shqipëria 2030”/ Rama: Po punojmë për sistem të ri të furnizimit me naftë. Kontroll më efikas të çmimit!
Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi për performancën lokale në funksion të vizionit “Shqipëria 2030” deklaroi se po punohet për një sistem të ri të......

Tatimet nisin kontrollin për formalizimin e tregut bujqësor dhe blegtoral!
Nga sot nis në gjithë vendin kontrolli i tatimpaguesve që tregtojnë produkte ushqimore dhe blegtorale, me qëllim jo vetëm formalizimin e sektorit, por edhe......

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore? – Rritje për Dollarin, Frangën e Paundin!
Dollari amerikan e ka nisur javën pozitivisht duke regjistruar rritje këtë mëngjes në raport me javën që lamë pas duke u blerë sot me 83.1 lekë dhe duke u......

BE, hyrjet e paligjshme ulen me 20% - Rreth 76,000 emigrantë kanë kaluar kufijtë ilegalisht në vitin 2025
Hyrjet e paligjshme në Bashkimin Evropian ranë në 75,900 në gjysmën e parë të vitit 2025, sipas agjencisë kufitare të BE-së. Frontex theksoi se rënia prej 20......