Rama: Operator kombëtar për furnizimin me ujë dhe menaxhimin e mbetjeve!
Kryeministri Edi Rama në takimin me deputetët e qarkut të Tiranës u ndal edhe tek disa problematika në bashkinë e Tiranës, ku theksoi domosdoshmërinë e krijimit të operatorit të shpërndarjes së ujit.
“Këto problematika lidhen me administrimin e një qyteti që rritet përditë ku ka një ngarkesë shumë të madhe të nevojave që shtohen përditë si pastrimi, hapësirat publike , furnizimi me ujë dhe shërbimet e tjera”, theksoi Rama.
Gjithashtu ai njoftoi se “kemi ngritur grupet e punës për të ndihmuar bashkinë me një formë të brendshëm organizative dhe me një reformë tërësore të shërbimeve”.
“Këto do të diskutohen më tutje nga pjesëtarët e grupeve të punës në vijim me strukturat e bashkisë, por dua të vë theksin tek çështjet e shërbimit me ujë ku përfundimisht jemi të sigurt që duhet të kalojmë në një fazë tjetër dhe duhet të krijojmë Operatorin e Shpërndarjes së Ujit njësoj si Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike”, theksoi ai.
Kreu i qeverisë vuri në dukje se “na duhet një ndërmarrje kombëtare e ujit dhe një korporatë e re, e cila të adresojë problemin e investimeve, të adresojë problemin e të gjitha marrëdhënieve me donatorë dhe me institucionet financiare në të gjithë Shqipërinë dhe të adresojë problemin e fragmentarizimit të burimeve dhe menaxhimit që pas 30 e kusur vitesh është e kotë që të presim të sjellë rezultate të dëshiruar edhe pse ka përmirësime nga bashkimi i operatorëve në territore të ndryshme që janë të dukshme, por janë të pamjaftueshme dhe nuk mund të rrimë të presim”.
“Qoftë për ujin edhe për trajtimin e e mbetjeve do të duhet të kalojmë në nivel kombëtar dhe do të duhet të krijojmë sinergji me ndërmarrje, në korporata ndërkombëtare të nivelit më të lartë në një fazë të caktuar. Kjo do të na ndihmojë për një mijë e një arsye të çojmë në një nivel tjetër qoftë shërbimin me furnizimin me ujë qoftë investimet dhe patjetër edhe transparencën në të gjitha këto procese ku ka shumë aktorë, fragmentarizim dhe shumë humbje të të gjitha natyrave”, tha Rama.
Më tej Rama tha se “kemi në sistemin e trajtimit të mbetjeve një hartë që sot është shumë më ndryshe nga ajo që ishte, kur s’kishte fare trajtim mbetjesh, por që duhet të konsolidohet dhe të bëhet një sistem i trajtimit të mbetjeve në nivel kombëtar”.
“Po ashtu jemi duke punuar intensivisht me Ministrinë e Energjisë dhe Infrastrukturës për një sistem të ri të furnizimit të naftës është një domosdoshmëri dhe një mundësi për të kaluar edhe tek furnizimi i naftës me një komponent të ri të shtetit si protagonist në realizmin e kontratave dhe furnizimin me naftë gjë që kemi shumë besim që do të sjellë një kontroll shumë efikas qoftë mbi çmimin dhe mbi gjithë sistemin e qarkullimit të naftës”, tha Rama.

“Shqipëria 2030”/ Rama: Po punojmë për sistem të ri të furnizimit me naftë. Kontroll më efikas të çmimit!
Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi për performancën lokale në funksion të vizionit “Shqipëria 2030” deklaroi se po punohet për një sistem të ri të......

Tatimet nisin kontrollin për formalizimin e tregut bujqësor dhe blegtoral!
Nga sot nis në gjithë vendin kontrolli i tatimpaguesve që tregtojnë produkte ushqimore dhe blegtorale, me qëllim jo vetëm formalizimin e sektorit, por edhe......

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore? – Rritje për Dollarin, Frangën e Paundin!
Dollari amerikan e ka nisur javën pozitivisht duke regjistruar rritje këtë mëngjes në raport me javën që lamë pas duke u blerë sot me 83.1 lekë dhe duke u......

BE, hyrjet e paligjshme ulen me 20% - Rreth 76,000 emigrantë kanë kaluar kufijtë ilegalisht në vitin 2025
Hyrjet e paligjshme në Bashkimin Evropian ranë në 75,900 në gjysmën e parë të vitit 2025, sipas agjencisë kufitare të BE-së. Frontex theksoi se rënia prej 20......

Taksa e karbonit “kërcënon” familjet greke - Masa e BE-së për uljen e emetimeve do të shtojë kostot për konsumatorët
Bashkimi Evropian do të vendosë një taksë të re karboni mbi lëndët djegëse fosile duke filluar nga 1 janari 2027, duke synuar ndërtesat, transportin rrugor dhe......

Bitcoin, vlerë rekord mbi 120,000 dollarë - Në “Javën e Kriptovalutave” të ligjvënësve amerikanë
Bitcoin ka kaluar vlerën 120,000 dollarë në nivele rekord përpara "Javës së Kriptovalutave" të ligjvënësve amerikanë. Vlera e kriptomonedhës më të madhe......

OSHEE: Nuk do të ketë lidhje të reja me rrjetin për ndërtimet pa leje
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) ka deklaruar sot përmes një njoftimi për shtyp angazhimin e tij në kuadër të aksionit të ndërmarrë nga......

Ministrat Denaj dhe Malaj, takime me biznesin - Gjurmimi i plotë i dokumentacionit fiskal të produkteve blegtorale e jo vetëm
Autoritetet kanë dhënë alarmin për shitjen e qumështit, mishit dhe produkteve të tjera blegtorale pa faturë tatimore. Duke filluar nga java e ardhshme, çdo......