Shqipëria Postuar më 14 Korrik 2025, 10:56

Nis rilindja urbane 2.0/ Rama: Brenda vitit 2028 do të mbyllet procesi i legalizimeve

Nga Diamila Leka

Nis rilindja urbane 2.0/ Rama: Brenda vitit 2028 do të mbyllet procesi i

Këtë të hënë, kryeministri Edi Rama e nisi me një takim me deputetë dhe kryebashkiakë në vijimësinë e vizionit “Shqipëria 2030”. Hapësirat publike ishin pikat kryesore të diskutimit, ndërsa Rama u shpreh se tashmë do të nisë rilindja urbane 2.0.

“Kjo do të jetë rilindja urbane 2.0 në Tiranë dhe në të gjithë qytetet e mëdha. Shkodra, Lezha që çuditërisht ose jo shumë çuditërisht ka më pak problematika, sepse në Lezhë drejton “policia”. Pastaj Durrësi, Tirana, Vlora, Fieri, Elbasani, Korça është po ashtu, edhe pse nuk drejton “policia” me më pak problematika të kësaj natyre.”

Teksa theksoi se Tirana është një nga zonat më të nxehta të zënies së hapësirave publike, Rama paralajmëroi se historia ndërto sot, e legalizo nesër do të marrë fund.

“Ne nuk kemi asnjë minutë për të humbur, sepse kemi marrë përsipër të hyjnë në Bashkimin Europian dhe kemi marrë përsipër të përmbyllim procesin e legalizimeve brenda vitit 2028 ku hyjnë të gjitha digjitalizimi i hartave etj, etj. Por ama ta harroi kushdo qoftë që do të legalizoi çfarëdo qoftë në shkelje të ligjit dhe pas afateve që ka ligji. Historia ndërto sot, që të legalizosh nesër, nuk do të eci më dhe të gjitha ato ngrehina të ngritura për qëllim fitimi apo çdo lloj ngrehine e ngritur në cenim të hapësirës publike të infrastrukturës publike të projekteve të infrastrukturës, të zonave të mbrojtura, të infrastrukturës kritike do të rrafshohet.”

Kryeministri Rama deklaroi se do të ndalen të gjitha tentativat për të ndërtuar pa leje si dhe për të zaptuar territorin.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat